TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjendje e rëndë e përmbytjeve në Gjermani

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjendje e rëndë e përmbytjeve në Gjermani

Shumë shi dhe gati pa pushim. Ka javë që në Gjermania shirat kanë qenë të vazhdueshëm. Në shumë rajone lumenjtë kanë dalë prej shtratit, gjendja mbetet e tensionuar.

Qindra vetë nuk i kaluan ditët e festës së Krishtlindjeve në shtëpitë e tyre këtë vit në Gjermani. Ata duhet të evakuoheshin për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Edhe në ditët e ardhshme gjendja mbetet e tensionuar, sidomos në rajonet e Saksonisë së Poshtme dhe Saksoni-Anhalt.

Prita të pengimit të ujit apo argjinaturat për shkak të shirave mund të prishen. Më shumë shpresë ofrojnë të dhënat e Shërbimit Metereologjik. Të mërkurën (27.12.) priten pak shira dhe përmirësim i motit.

Përmbytjet janë shpeshtuar

Të Gjelbrit gjermanë për shkak të gjendjes kritike të përmbytjes në vend kanë kërkuar investime më të mëdha në mbrojtjen nga përmbytjet. “Aty ku qytetet janë shumë pranë ujërave, kemi nevojë për më shumë investime në mbrojtjen teknike nga përmbytja si argjinaturat apo rezervuarë mbledhës të ujit”, është shprehur zëdhënësi për ekologjinë i grupit parlamentar të Të Gjelbërve në Bundestag, Jan-Niclas Gesenhues për gazetën “Rheinische Post”. Sipas Gesenhues “menjëherë duhet që në çdo planifikim të merren parasysh kriteret e rrezikimit nga përmbytja dhe përshtatshmëria me klimën”. Edhe në Gjermani “fluksi i ujërave dhe përmbytjet janë bërë më të shpeshta dhe më të forta”, ka thënë politikani i gjelbër, sipa AFPD. Ligji i ri i miratuar nga Bundestagu para disa javësh i detyron komunat, landet dhe federatën të bëjnë më shumë për mbrojtjen nga përmbytjet, ka theksuar Gesenhues.

Pas ditësh shirash të vazhdueshëm gjendja e nivelit të lartë ujërave solli shqetësim në shumë rajone në Gjermani. Në Saksoni-Anhalt 180 banorë të Tyringjisë dhe në Helme u desh të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut të përmbytjes nga rritja e nivelit të ujit të liqenit artificial Kelbra, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA. Po ashtu edhe në Rinteln në Saksoninë e Poshtme dhe në Vindehausen në Saksoni Anhalt banorët duhet të largoheshin nga shtëpitë në ditët e Krishtlindjeve. Në rajone të tjera banorët janë njoftuar për të qenë gati për evakuim.

Ndërkohë që në disa rajone gjendja ka filluar të qetësohet, zona të tjera janë para keqësimit të gjendjes. Në zonat përreth lumit të Elbës janë regjistruar nivelet më të larta të ujit dhe të mërkurën pritet një valë përmbytjeje. Kjo rritje e nivelit të ujit lidhet me shkrirjen e dëborës dhe shirat e vazhdueshëm./DW/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

Kroacia heq taksën mbi pensionet

Kroacia heq taksën mbi pensionet

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Shkaqet, simptomat dhe trajtimi i refluksit

Shkaqet, simptomat dhe trajtimi i refluksit

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

200 projektligje në dy vjet, Qeveria rikthen në agjendë Kodin Civil dhe Ligjin për Liritë Fetare

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Real Madrid fiton ndaj Villarrealit, Vinicius ndëshkohet me karton të kuq

Real Madrid fiton ndaj Villarrealit, Vinicius ndëshkohet me karton të kuq

Bashkimi triumfon ndaj Borës

Bashkimi triumfon ndaj Borës

Napoli i Rrahmanit shkëlqen ndaj Frosinones

Napoli i Rrahmanit shkëlqen ndaj Frosinones

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën