TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjendja e urisë alarmante në Gaza paralajmëron OKB

by teve1
9 muaj ago
0
A A
Gjendja e urisë alarmante në Gaza paralajmëron OKB

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë ngritur alarmin për një krizë të thellë urie në Rripin e Gazës, ku ofensiva e përtërirë ushtarake izraelite dhe mbyllja e kalimeve kufitare kanë lënë të gjithë popullsinë në kushte ekstreme të pasigurisë ushqimore.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të hënën, Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) dhe Programi Botëror i Ushqimit (WFP) bënë të ditur se situata në Gaza ka arritur nivele alarmante.

Bazuar në të dhënat më të fundit të Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC), rreth 470,000 njerëz janë aktualisht në rrezik të drejtpërdrejtë nga uria, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë po përjeton forma të rënda të mungesës së ushqimit.

Sipas UNICEF-it, më shumë se 71,000 fëmijë dhe mbi 17,000 nëna kanë nevojë urgjente për trajtim kundër kequshqyerjes akute – një shifër që rrit shqetësimin për një krizë shëndetësore që po përkeqësohet çdo ditë.

“Uria nuk ndodh rastësisht. Ajo shfaqet aty ku qasja në ndihmë është ndërprerë, ku infrastruktura shëndetësore është e shkatërruar dhe fëmijët nuk kanë as nevojat më bazike për të mbijetuar,” theksoi drejtoresha e UNICEF-it, Catherine Russell.

Kalimet kufitare drejt Gazës kanë mbetur të mbyllura që nga 2 marsi, duke bllokuar më shumë se 116,000 ton ndihma humanitare – sasi kjo që, sipas WFP-së, do të mjaftonte për të ushqyer një milion persona për katër muaj.

Drejtoresha e këtij programi, Cindy McCain, paralajmëroi se rezervat e fundit ushqimore janë shteruar më 25 prill dhe ndihmat po qëndrojnë të palëvizura në kufi për shkak të ndalimit të përgjithshëm të vendosur nga Izraeli, raporton Anadoly.

“Është një realitet tronditës: njerëzit po vdesin urie, ndërkohë që ndihma që mund t’i shpëtojë ndodhet pak kilometra larg,” tha McCain. Ajo shtoi se organizatat humanitare janë të pafuqishme përballë kufizimeve të vendosura nga situata e luftës dhe mbylljes totale të aksesit humanitar.

Në deklaratën e përbashkët, UNICEF-i dhe WFP-ja i bënë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të lejojnë menjëherë hyrjen e ndihmave në enklavën palestineze.

Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit, mbi 52,800 palestinezë janë vrarë që nga tetori i vitit 2023 në ofensivën izraelite në Gaza, duke e përkeqësuar më tej situatën dramatike humanitare në rajon.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vritet djali i ish-liderit libian Muamar Gaddafi, Saif al-Islam

Vritet djali i ish-liderit libian Muamar Gaddafi, Saif al-Islam

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump

“Diella” vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Diella” vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

Shefi i NATO-s: Forcat aleate do të vendosen në Ukrainë “menjëherë” pas marrëveshjes së paqes

Shefi i NATO-s: Forcat aleate do të vendosen në Ukrainë “menjëherë” pas marrëveshjes së paqes

Barcelona avancon në gjysmëfinale të Kupës

Barcelona avancon në gjysmëfinale të Kupës

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Arsenali kalon në finalen e Kupës së Ligës

Arsenali kalon në finalen e Kupës së Ligës

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Milani mposht Bolognan

Milani mposht Bolognan

Zeqaj zbulon prapaskenat e Kuvendit të LDK-së: Pajtim Abdixhiku–Tahiri me ndërmjetësimin e Osmanit

Zeqaj zbulon prapaskenat e Kuvendit të LDK-së: Pajtim Abdixhiku–Tahiri me ndërmjetësimin e Osmanit

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia bisedojnë për avancim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia bisedojnë për avancim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën