Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e 23 shtatorit në Mitrovicë të Jugut.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ishte një mashkull, shtetas i Kosovës.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit.
Policia ka nisur procedurat për zbardhjen e rrethanave të rastit.







