Është gjetur pa shenja jetë një person në garazhin e objektit banesor të shtunën në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Prizren / 02.03.2024 – 14:18. Raportohet se në garazhin e objektit banesor, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./teve1.info/