Një person ka hasur në një mjet të pashpërthyer në Arllat të Drenasit, mëngjesin e ditës së djeshme.
Policia ka bërë të ditur se njësia për deminim e FSK-së ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar pa ndonjë incident.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ka hasur në një mjet të pashpërthyer. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e PK-së.