TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjendet një grua e vdekur në Prishtinë, rrëfen dëshmitari

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Pamje nga vendi i ngjarjes ku u gjet e vdekur një grua në Prishtinë

E rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, thuhet në konfirmimin e Policisë.

Ndërkaq vdekjen si të dyshimtë po e konsideron Prokuroria Themelore.

“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas informatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Por nga urgjenca bëjnë të ditur se në vendngjarje ka pasur edhe gjakderdhje.

Andaj këtu erdhi edhe një ekip i pastrimit.

Përreth dy orë ata vazhduan pastrimin e gjakut në ndërtesën ku kishte qenë trupi i pajetë.

E dëshmitarët okularë të cilët banojnë këtu thonë se nuk e kanë njohur gruan.

“Po qet shumë gjak prej gojës, edhe kam këqyr ma poshtë krejt shkallët ishin mbushë me gjak, unë mendoj se ajo kishte shku t’u u zvarritë, ndoshta ka pasë me shku dikun. Pastaj nuk dija a me shku teposhtë a me u kthy në banesë edhe qashtu e kam kapërcy atë, momentin që ja kam nisë me kapërcy ajo veç ndërroi jetë, ju nal edhe lëvizjet edhe krejt. Pastaj kam ardh këtu poshtë e kam thirrë policinë, për dy tre minuta ka ardhë ambulanta kanë hy brena, pastaj kanë ardhë policia edhe ma nuk na kanë lanë me hy brena”, tha ai.

Nga Policia e Kosovës thonë se po ndërmerren të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Kronika e gazetares Albiona Hajdari.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, tri vetëm në Pejë

Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, katër persona dërgohen në mbajtje

Haxhiu i quan shpifje pretendimet për ndalimin e fondeve për ish-krerët e UÇK-së

Haxhiu: Uroj që marrëveshja VV-LDK të përmbyllet sa më parë

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 100 mijë euro për DokuFest-in

Kurti: Kosova s’mund të presë deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Haxhiu kërkon masa urgjente për parandalimin e dhunës dhe vrasjeve ndaj grave

Haxhiu: Janë edhe mbi 1,500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës

Kandidati i mundshëm për udhëheqësin e ardhshëm suprem të Iranit i shpëton sulmeve

Udhëheqësi suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të njohin “armikun e vërtetë”

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, tri vetëm në Pejë

Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, katër persona dërgohen në mbajtje

Një mjek gjerman akuzohet se ka vrarë 15 pacientë të tij

Një i vdekur dhe pesë të plagosur nga të shtënat në një rave bar në Zvicër

Sot garojnë katër përfaqësues të Kosovës në Taranto 2026

Haxhiu i quan shpifje pretendimet për ndalimin e fondeve për ish-krerët e UÇK-së

Haxhiu: Uroj që marrëveshja VV-LDK të përmbyllet sa më parë

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 100 mijë euro për DokuFest-in

Kurti: Kosova s’mund të presë deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Haxhiu kërkon masa urgjente për parandalimin e dhunës dhe vrasjeve ndaj grave

Haxhiu: Janë edhe mbi 1,500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën