Një rast i dyshuar i kontrabandës me substanca narkotike është zbuluar në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, gjatë një kontrolli të përbashkët të zyrtarëve të Doganës dhe Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, për kontroll është ndaluar një automjet i drejtuar nga një shtetas i një vendi fqinj.
Kontrolli është thelluar në vijën e dytë, ku zyrtarët kanë gjetur në çantën e krahut të udhëtarit një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Gjatë kontrollit është zbuluar edhe një sasi tjetër e substancës së dyshuar, e cila ishte fshehur brenda një kutie metalike.
Për rastin, personi është ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kompetente. Lënda i është dorëzuar institucioneve përkatëse për procedim të mëtejshëm, sipas procedurave ligjore në fuqi.







