Një 20-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në Shkodër këtë të enjte.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Guci e Re, ku i riu u gjet pa shenja jete rreth orës 14:50.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.
Nuk bëhen me dije më shumë detaje mbi ngjarjen, teksa policia njofton se është ngritur një Grup i posaçëm hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave.
“Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë./rtsh.al/