Një person është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Gurrakoc në Istog të dielën.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, e në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente.
“Policia është njoftuar se në fshatin Gurrakoc të Istogut, një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen, e tash kanë dalë njësitet kompetente në vendin e ngjarjes”, tha Gashi për teve1.info







