Një person është gjetur i vdekur në Brezancë të Leposaviqit të mërkurën në mbrëmje.
Rasti është konfirmuar për teve1.info, nga zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se dyshimet e ngritura janë se bëhet fjalë për vdekje aksidentale, por që sipas tij kjo mbetet të konfirmohet nga mjekësia ligjore.
“Është një vdekje që trajtohet si vdekje e dyshimtë por dyshojmë se vdekja ka ardhë si pasojë e lëndimit nga drunjët që i kanë rënë përmbi trupin e tij (aksidentalisht)”, tha Elshani.
Elshani ka shtuar se viktima është mashkull serb, i lindur më 1959, dhe se jetonte vetëm dhe se mund të ketë vdekur ditë më parë./teve1.info/