Policia e Kosovë ka bërë se është gjetur një person i vdekur në një bodrum të një ndërtese në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj.
Sipas Policisë vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe dyshohet se trupi i përket personit të raportuar të zhdukur një ditë më parë.
“Ju njoftojmë se sot, më datë 13.06.2025, rreth orës 12:53, kemi pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamze Jashari” në Ferizaj. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit. Dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur”, thuhet nga PK.
Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.