Një fëmijë i moshës afër 5 vjeç është gjetur i vdekur në fshatin Raskovë në lumin Llap.
Rastin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”, tha Borovci.