Sipas PK-së, dje rreth orës 15:00 është raportuar se në rrugë është gjetur i shtrirë një person.
Nga Policia përmes raportit 24-orësh kanë bërë të ditur se viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
“Fushë Kosovë, 04.05.2022 – 15:00. Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë, viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës,” thuhet në raportin e PK-së.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës u lirohet familjarëve. /teve1.info/







