Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur dhe sekuestruar në një fushë të hapur në Gjakovë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetur.
“Është raportuar se në një fushë të hapur janë hasur në disa fishekë të vjetër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.








