TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se janë të viktimave të luftës

by Tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se janë të viktimave të luftës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, pas analizimit të të dhënave të siguruara nga arkivat ndërkombëtare me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ka iniciuar aktivitete kërkimore në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave të qytetit.

Sipas planifikimeve operacionale, gërmimet kanë nisur ditën e djeshme, ku janë gjetur dy pjesë eshtrore, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, janë gjetur mbetje mortore të paktën të një individi, për të cilat dyshohet se mund t’i përkasin viktimave të luftës dhe mund të jenë pjesë e listës së personave të zhdukur.

Gërmimet po realizohen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës në kuadër të Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, si dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Meqë ky lokacion konsiderohet si lokacioni i fundit i adresuar në kuadër të gërmimeve vlerësuese të planifikuara për vitin 2025, Komisioni ka njoftuar se ditën e nesërme, më 19 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet një prononcim për media nga vetë lokacioni.

“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe institucionet e tjera të angazhuara në këtë proces mbeten të përkushtuara në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe në informimin e rregullt të opinionit publik, duke respektuar ndjeshmërinë e procesit dhe dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Tags: komisioni per personat e zhdukurKrime lufteRahovecTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

“Info Nata”- 18.03.2026

“Info Nata”- 18.03.2026

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën