Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur 264.40 euro në rrugën “Brigada 161” dhe menjëherë i ka dorëzuar në stacionin policor.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti ka ndodhur sot, rreth orës 14:00, kur qytetari A. Gashi ka dorëzuar paratë e gjetura te zyrtarët policorë.
Pas verifikimit të dokumentacionit dhe identifikimit të pronares, Policia ka kontaktuar qytetaren N.A., së cilës paratë i janë kthyer me procesverbal.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar dhe vlerësuar lart qytetarin A. Gashi për këtë gjest shembullor, ndershmërinë dhe përgjegjësinë qytetare”, thuhet në njoftimin e Policisë.







