Të martën në Kosovë moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat mund te sjellin riga shiu, kryesisht në disa zona të kufizuara .
Temperaturat minimale sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.