Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën Gjilan-Prishtinë, konkretisht në hyrje të fshatit Parallovë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për tëvë1.info ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Hashani po ashtu ka treguar se njëri nga të lënduarit ndodhet në Prishtinë për trajtim mjekësor por që është jashtë rrezikut për jetë.
“Ka ndodhë aksidenti në mes dy veturave rreth orës 09:00 të mëngjesit. Një person është ndalë në Spitalin e Prishtinës për tretman, jasht rrezikut për jetë, pesë persona tjerë me lëndime të lehta lirohen në shtëpi. Policia e Kosovës trafiku rajonal po i heton rrethanat e aksidentit”, ka thënë Hashani./teve1.info/