TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjashtë drejtori do të kalojnë në objektin që u shfrytëzua nga strukturat paralele në Zveçan

Komuna e Zveçanit ka marrë nën menaxhim një objekt, i cili më parë përdorej nga strukturat paralele serbe. Kryetari i kësaj komune, Ilir Peci tha për Tëvë1 se në këtë objekt do të vendosen rreth 6 drejtori.

by Venhar Isufi
1 vit ago
7
A A
Gjashtë drejtori do të kalojnë në objektin që u shfrytëzua nga strukturat paralele në Zveçan

Janë zyrtarët policorë të cilët po kujdesën për këtë objekt tre katesh.

Kjo pasi e njëjta tashmë i ka kaluar Komunës së Zveçanit, derisa më parë përdorej ilegalisht si komunë paralele serbe.

Kryetari i kësaj komune, Ilir Peci tha për televizionin se aty tani do të barten gjashtë drejtori.

“Kjo do të përdoret si objekt i Komunës, disa drejtori do t’i sjelli këtu në momentet që kur fillon pastrimi ka disa gjëra derisa të përfundojnë. Për arsyeje se në objektin ku jemi për momentin është i vjetër dhe nuk ka zyre të mjaftueshme. Do të thotë këtu do të fillojmë me një pjesë, mirëpo pjesa tjetër do të mbetet atje. Ende nuk kemi specifikuar cilat drejtori, por 5-6 drejtori do t’i vendosim këtu”, ka thënë Peci.

Ai bëri të ditur se aksionet për rikthimin e pronave do të vazhdojnë.

“Unë e kam të planifikuar deri në fillim të muajit mars të gjitha objektet të cilat janë pronë e Komunës, të gjitha me i marrë nën menaxhim komuna e Zveçanit. Të gjitha me i përfshi, shumë pompa dhe objekte të tjera që të dihet se kujt i takojnë. Pikërisht për këtë nuk kemi marrë vendime. Tash mendoj se është koha dhe do t’i vazhdojmë këto procedura” , thotë kryetari i Zveçanit, raporton Tëvë1.

Në anën tjetër, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se policia e Kosovës i përgjigjet çdo kërkesë për asistim.

“Në veri është pak më interesant për arsye se në rast se dikush kërkon, shembull Komuna me asistuar, te një objekt që ata e kanë në pronësi dhe nuk kanë qasje, kur ne kemi shkuar aty ka ndodhë kemi gjetur struktura paralele. Në momentin që hasim në këto struktura paralele, ne njoftojmë Prokurorinë sepse jemi të obliguar për një gjë të tillë dhe Prokuroria vendos se si të ecet më tutje”, ka thënë Elshani.

Javë më parë, në një aksion në dhjetë komuna të vendit u mbyllën 28 objekte të strukturave paralele serbe dhe pesë qarqe të strukturave ilegale serbe.

Tags: strukturat paraleleZvecan
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Bashkimi Evropian vendos sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të Ngushticës së Hormuzit

Bashkimi Evropian vendos sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të Ngushticës së Hormuzit

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Ndalohen të dyshuar, mashtruan 150 qytetarë duke u marrë 50 mijë euro

Ushtria iraniane thotë se po ndalon sulmet ndaj Izraelit, por do t’i rifillojë nëse sulmohet Libani

Ushtria iraniane thotë se po ndalon sulmet ndaj Izraelit, por do t’i rifillojë nëse sulmohet Libani

Hamza thotë se në zgjedhjet e brendshme është e hapur edhe gara për kryetar të PDK-së

Hamza thotë se në zgjedhjet e brendshme është e hapur edhe gara për kryetar të PDK-së

Brukseli shqetësohet për Zvërnecin: Mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Brukseli shqetësohet për Zvërnecin: Mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Bashkimi Evropian vendos sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të Ngushticës së Hormuzit

Bashkimi Evropian vendos sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të Ngushticës së Hormuzit

Sulmet ukrainase godasin vendet e naftës në Rusi dhe Krime

Sulmet ukrainase godasin vendet e naftës në Rusi dhe Krime

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Ndalohen të dyshuar, mashtruan 150 qytetarë duke u marrë 50 mijë euro

Arrin në 32 numri i viktimave nga tërmeti në Filipine

Arrin në 32 numri i viktimave nga tërmeti në Filipine

Izraeli do të ndalojë sulmet ndaj Iranit “me kërkesë të Trumpit”, thotë zyrtari izraelit

Izraeli do të ndalojë sulmet ndaj Iranit “me kërkesë të Trumpit”, thotë zyrtari izraelit

Ushtria iraniane thotë se po ndalon sulmet ndaj Izraelit, por do t’i rifillojë nëse sulmohet Libani

Ushtria iraniane thotë se po ndalon sulmet ndaj Izraelit, por do t’i rifillojë nëse sulmohet Libani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën