TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjashtë dizajnerë të rinj nga Ballkani Perëndimor krijojnë logon e re të përhershme për Samitin e Procesit të Berlinit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gjashtë dizajnerë të rinj nga Ballkani Perëndimor krijojnë logon e re të përhershme për Samitin e Procesit të Berlinit

Samiti i Procesit të Berlinit ka një identitet të ri vizual, falë një ekipi të talentuar prej gjashtë dizajnerëve të rinj ngaBallkani Perëndimor. Ata janë përzgjedhur përmes një thirrjeje publike nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), në partneritet me Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, në qershor të këtij viti. Dizajnerët kanë punuar së bashku për të krijuar një logo që do të shërbejë si simbol i përhershëm vizual për këtë ngjarje prestigjioze, e cila mbledh çdo vit udhëheqës nga Ballkani Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe institucionet e BE-së.

Ekipi që qëndron pas logos së re përbëhet nga Alkid Shuli nga Shqipëria, Rreze Guri nga Kosova, Amila Redžić nga Bosnja dhe Hercegovina, Lana Klenak nga Mali i Zi, Bojan Budjarovski nga Maqedonia e Veriut dhe MilanaRužić nga Serbia, nën mentorimin kreativ të Drejtorit Kreativ, Fisnik Ismaili.

Publiku do të ketë mundësinë të shohë logon e re në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Berlin këtë tetor, si dhe në ngjarje të tjera të Procesit të Berlinit, përfshirë takimet ministeriale, forumet rinore të RYCO-së dhe aktivitete të tjera në kuadër të kësaj platforme bashkëpunimi ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Kjo iniciativë për një logo të përhershme është pjesë e festimeve për shënimin e 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, i cili u krijua në vitin 2014 për të promovuar bashkëpunimin dhe mbështetje për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejtintegrimit në BE.

Në vitet e fundit, Procesi i Berlinit ka evoluar duke përfshirë Samitin si ngjarjen kryesore, përveç takimeve ministrore,forumeve dhe aktiviteteve të tjera. Që nga viti 2021, RYCO ka organizuar konkurse publike vjetore për zgjedhjen e logos së Samitit, me fitues individualë të njohur për dizajnet e tyre vizuale. Përpjekja ekipore e këtij viti për të krijuar njëidentitet vizual të përhershëm ka qenë vlerë e shtuar dhe ka forcuar bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Stradner: Putin nuk e fsheh mbështetjen për Vuçiqin, Rusia po përgatit  trazira në Beograd

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën