TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Giresse i gatshëm për debutimin me Kosovën

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Giresse i gatshëm për debutimin me Kosovën

Përzgjedhësi i ri, Alain Giresse ka thënë se është i gatshëm për të debutuar në krye të përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet e muajit mars.

Në konferencën për shtyp, Giresse deklaroi se ky grumbullim do t’i shërbejë për t’u njoftuar me lojtarët dhe objektivat që i kanë si ekip para vetes.

“Pas publikimit të listës së lojtarëve për këto dy ndeshje, dhe para se gjithash me rëndësi është njoftimi më lojtarët, që të njihemi së bashku, pastaj të njoftohen me mënyrën e organizimit, punës dhe si do të funksionojmë në këto dy miqësore. Padyshim, do të tentojmë të ftojmë pothuajse të gjithë lojtarët e ftuar. Është shumë normale për një trajner të ri që t’i njoh kapacitet e lojtarëve, por jo për të ndërruar komplet strukturën. Duhet të vazhdojmë me dinamikën e ekipit aty ku ka mbetur. Secili lojtar duhet ta tregojë veten në lidhje me objektivat që i kemi para vetes”, ka thënë Giresse.

Po ashtu, tekniku francez ka folur edhe për sulmuesin Emir Sahiti që është ftuar për herë të parë te Kosova, por që do të mungojë për shkak të lëndimit dhe pritet të zëvendësohet me ndonjë tjetër.

“Sahiti është lënduar dhe mungon, do të tentojmë ta zëvendësojmë. Po ashtu, edhe sot do të mbajmë një stërvitje prej orës 18:30, ndonëse ishte e paplanifikuar”, është shprehur Giresse.

69-vjeçari ka folur edhe për situatën e Leart Paqaradës, ku la edhe derë të hapur për mbrojtësin e krahut.

“Jam i informuar që ka ndodhur një problem me lojtarin në fjalë, do të shohim se çka do të ndodhë në të ardhmen. Do të duhet të njihem më shumë me lojtarët dhe ka gjasa që të ftohet edhe ai”.

Giresse ka thënë se dy miqësoret e këtij muaji, do t’i shërbejnë për t’u përgatitur sa më mirë për Ligën e Kombeve, e cila nis në muajin qershor. Ndërsa, sa i përket objektivave në këtë ligë, Giresse tha se ato janë maksimale.

“Janë dy ndeshje që na shërbejnë të përgatitemi sa më mirë për Ligën e Kombeve, në të cilën do të futemi me ambicie maksimale”, u shpreh Giresse.

Kosova më 24 mars luan në Prishtinë ndaj Burkina Fasos kurse pesë ditë më vonë, në Zuerich përballet me Zvicrën.

/Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74

Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën