AC Milan ka siguruar shërbimet e Santiago Gimenez.
Klubi i Feyenoord bëri gjithçka për të mbajtur në Holandë sulmuesin meksikan, por diferencën në fund e bëri dëshira e lojtarit për të veshur fanellën e “djallit”.
Gimenez do të arrij në Milano që këtë të shtunë, të dielën do të zhvillojë vizitat mjekësore, ndërsa do të jetë i pranishëm në “San Siro” për të ndjekur live derbin përballë Inter.
40 milionë euro pritet t’i kushtojë kuqezinjve kartoni i Gimenez.