Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka takuar ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Gërvalla e Hovenier kanë diskutuar për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona dhe projektet e përbashkëta për demokratizim dhe zhvillim.
Derisa, Gërvalla ka theksuar përkushtimin e Kosovës për avancimin drejt integrimeve euroatlantike dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Madje, ajo ka shprehur mirënjohjen ndaj ShBA-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës./teve1.info/