Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj portugez, Joao Cravinho.
Gërvalla ka thënë se me ministrin e jashtëm të Portugalisë ka folur edhe për situatën e sigurisë rajonale dhe globale,duke u fokusuar në situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
“Në #MSC2024, u takova me homologun tim portugez Joao Cravinho. Diskutuam sigurinë rajonale dhe globale, duke u fokusuar në situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe perspektivën integruese në BE për rajonin tonë”, ka thënë Gërvalla.
Takimi ka ndodhur gjatë konferencës së Sigurisë të Mynihut.
At #MSC2024, I met with my 🇵🇹 counterpart, @JoaoCravinho. We discussed regional and global security, focusing on the security situation in 🇽🇰 & the Western Balkans, as well as the 🇪🇺 integration perspective for our region. pic.twitter.com/7Lou6igx8w
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) February 19, 2024