TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla: Strategjia e re për mbrojtje nga dhuna duhet të sjellë hapa të guximshëm

by Tëvë1
1 muaj ago
4
A A
Gërvalla: Strategjia e re për mbrojtje nga dhuna duhet të sjellë hapa të guximshëm

Në Ministrinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore 2027–2031.

Takimin e ka hapur zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në cilësinë e Koordinatores Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore.

Gërvalla tha se strategjia e re duhet të adresojë sfidat konkrete dhe të përmbajë hapa të guximshëm për parandalimin dhe luftimin e dhunës.

“Për Strategjinë 2027–2031 duhet të jemi të guximshëm, duhet të adresojmë tema të cilat na duken sot që janë të vështira”, u shpreh Gërvalla.

Ajo theksoi se luftimi i dhunës nuk ndikon vetëm te gratë, por edhe te fëmijët dhe familjet, ndaj sipas saj nevojitet një qasje më e gjerë dhe gjithëpërfshirëse.

Ministrja në detyrë tha gjithashtu se rritja e numrit të rasteve të raportuara të dhunës në familje nuk nënkupton domosdoshmërisht rritje të rasteve, por mund të jetë rezultat i fushatave ndërgjegjësuese dhe angazhimit më të madh të mekanizmave shtetërorë.

Ajo vlerësoi edhe rolin e shoqërisë civile, organizatave dhe individëve që, sipas saj, ndër vite kanë kërkuar që institucionet ta trajtojnë dhunën me seriozitet.

Gjatë takimit janë diskutuar gjetjet e analizës së strategjisë aktuale, si dhe objektivat strategjike dhe specifike që pritet të përfshihen në strategjinë e re.

Grupi Punues do të vazhdojë punën në takimet e ardhshme, me synim hartimin e Strategjisë Kombëtare 2027–2031, e cila synon forcimin e politikave dhe mekanizmave institucionalë për parandalimin dhe trajtimin e dhunës, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Tags: donika gervallahartimi i strategjise kombetare per mbrojtje nga dhunaKosoveMinistria e DrejtesiseTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër diskuton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër diskuton për Kosovën

Spahiu: Hamza s’është i interesuar të mbetet në krye të PDK-së, por partia duhet ta mbajë

Spahiu: Hamza s’është i interesuar të mbetet në krye të PDK-së, por partia duhet ta mbajë

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Dyshime për dhunë në familje në Ferizaj, policia shoqëron një 36-vjeçar

Qeveria e Shqipërisë miraton vendimin për shpërblimin me nga 2 mijë e 500 euro për policët

Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Nga sulmi ndaj Gjykatës së Apelit te përplasjet në rrugët e kryeqytetit

Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Nga sulmi ndaj Gjykatës së Apelit te përplasjet në rrugët e kryeqytetit

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Dyshime për dhunë në familje në Ferizaj, policia shoqëron një 36-vjeçar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën