TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gërvalla për aktakuzën ndaj saj: Fushatat e tilla nuk pinë ujë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gërvalla për aktakuzën ndaj saj: Fushatat e tilla nuk pinë ujë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar sa i përket publikimit të një aktakuze të ngritur ndaj saj për mosdeklarim të pasurisë, raporton teve1.info

Përmes një shkrimi në Facebook, Gërvalla publikimin e këtij lajmi e ka quajtur fushatë ndaj saj, derisa ka kërkuar që gjykata të gjykoj bazuar mbi faktet e jo siç është shprehur ministrja, mbi interesat individuale.

“Prokuroria paska zgjedhur ditën e sotme që të publikojë faktin që në janar, pra para 4 muajsh, ka ngritur aktakuzë ndaj meje për “mosdeklarim të pasurisë”. Çfarë rastësie!

Në fakt, kjo çështje është sqaruar përfundimisht që para dy vjetësh, pra në vitin 2021. Tani është aktualizuar nga prokurorë të caktuar, gjatë përpjekjeve të përsëritura për të hedhur baltë dhe inkriminuar përfaqësuesit e institucioneve të Republikës dhe për t’i shërbyer kështu fushatave politike e jo vënies së drejtësisë.

Shpresoj që gjykata, e cila duhet të merret me këtë rast, të gjykojë bazuar mbi faktet objektive e jo interesat e prekura individuale të atyre, të cilët dëshirojnë me shantazhe dhe kërcënime të vijnë në krye të institucioneve të drejtësisë.

Qytetari i Republikës së Kosovës na njeh të gjithëve. Edhe neve, edhe ata. Na njeh kaq mirë, sa fushatat e tilla nuk pinë ujë”, ka shkruar Gërvalla.

Ministrja Gërvalla ka thënë se ka qenë e vetëdijshme se do të ketë fushata të tilla kundër sundimit të ligjit, nga siç i ka quajtur ajo, ata që i humbën zgjedhjet.

“Që në fillim të marrjes së detyrës nuk kam pasur iluzione. Të gjithë e kemi ditur që ata, të cilët humbën jo vetëm zgjedhjet, por edhe mundësinë për të zhvatur edhe më tej shtetin dhe paranë publike, nuk do të zgjedhin mjete në betejën e tyre për të ndalur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Madje në çdo ditë të punës sime kam qenë e ndërgjegjshme që duhet të jemi të përgatitur për rreziqe edhe shumë më të mëdha sesa fushatat denigruese.

Prandaj ballëhapur dhe me duar të pastra vazhdojmë punën për përfaqësimin dinjitoz të vendit, rritjen e mirëqenies dhe sigurisë së qytetarëve tanë, mbrojtjen e sovranitetit të Republikës, reformimin e institucioneve dhe vënien në vend të ligjshmërisë së shkelur në mënyrën më brutale për kaq vite me radhë”, ka shkruar Gërvalla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Studentët përfitojnë 50% zbritje në udhëtimet me tren

Anulohet udhëtimi me trenin Pejë–Prishtinë për nesër

Vdes gruaja e plagosur me armë zjarri në Istog

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëllojnë me molotovë dhe fishekzjarrë

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëllojnë me molotovë dhe fishekzjarrë

Osmani takohet me Rubion, flasin për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Osmani takohet me Rubion, flasin për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.02.2026

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Një grua plagoset me armë zjarri në Istog

Me votat e mazhorancës miratohet buxheti “emergjent” i vitit 2026

Me votat e mazhorancës miratohet buxheti “emergjent” i vitit 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën