Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është shprehur e kënaqur pas dekretimit nga presidentja e vendit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili ishte miratuar në Kuvend dy javë më parë.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka vlerësuar dekretimin e këtij ligji, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në luftën kundër pasurisë së pajustifikueshme.
Ajo ka thënë se funksionalizimi i Byrosë Shtetërore shënon fundin e një periudhe kur pasuria e pajustifikueshme mund të fshihej pas pushtetit dhe privilegjeve.
“Shumë e lumtur që BYROJA SHTETËRORE mori dritën e gjelbër përmes dekretimit nga Presidentja e Republikës, dy javë pas miratimit të Ligjit në Kuvend.
Byroja Shtetërore përfundimisht shënon fundin e një epoke kur pasuria e pajustifikueshme mund të fshihej pas pushtetit dhe privilegjeve.
Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, dhe askush nuk guxon të përfitojë pasuri që nuk mund ta justifikojë.
Urime të gjithëve”, ka shkruar Gërvalla./teve1.info/







