TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gërvalla paralajmëron finalizim të pakos për Reformën në Drejtësi

by teve1
1 orë ago
0
A A
Gërvalla paralajmëron finalizim të pakos për Reformën në Drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se janë përmbyllur diskutimet treditore që, sipas saj, çojnë drejt finalizimit të njërit prej proceseve më të rëndësishme reformuese në sistemin e drejtësisë.

Ajo bëri të ditur se, së bashku me përfaqësues të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, institucioneve relevante, organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë, është avancuar pakoja e projektligjeve që burojnë nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit.

Sipas Gërvallës, kjo nismë, e nisur në vitin 2023, ka rezultuar me hartimin e gjashtë projektligjeve që trajtojnë çështje kyçe si kontrolli i integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, vlerësimi i performancës së tyre, sistemi disiplinor, kontrolli i pasurisë, si dhe funksionimi i Akademisë së Drejtësisë dhe administratës së gjykatave e prokurorive.

Ministrja ka theksuar se finalizimi i kësaj faze të reformës pritet të ndikojë ndjeshëm në forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke vendosur në qendër qytetarin, si dhe duke rritur integritetin dhe profesionalizmin institucional.

Ajo ka shtuar se, përmes këtyre projektligjeve, për herë të parë adresohen çështje si shkarkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve për mungesë performance, kategorizimi i shkeljeve disiplinore dhe rregullimi ligjor i vlerësimit të performancës së tyre.

Këto gjashtë projektligje janë pjesë e agjendës së reformave në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian dhe pritet të procedohen së shpejti për miratim në Qeveri dhe Kuvend.

“Si Ministre e Drejtësisë, jam plotësisht e përkushtuar për finalizimin dhe zbatimin e kësaj reforme, për të garantuar një sistem me standarde të reja profesionale, në shërbim të çdo qytetari”, ka shkruar Gërvalla në Facebook./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

AAK rifillon procesin e brendshëm zgjedhor, Kuvendi i Përgjithshëm më 24 maj

AAK rifillon procesin e brendshëm zgjedhor, Kuvendi i Përgjithshëm më 24 maj

Muja: Gjykata Kushtetuese e paqëndrueshme, partitë të gjejnë konsensus për presidentin

Muja: Gjykata Kushtetuese e paqëndrueshme, partitë të gjejnë konsensus për presidentin

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

Gjini: LVV nuk ka vullnet për ta përmbyllur çështjen e presidentit pa zgjedhje të reja

E shtuna me reshje shiu

Reshje shiu dhe bore gjatë fundjavës, IHMK paralajmëron ngrica të rrezikshme për bujqësinë

AAK rifillon procesin e brendshëm zgjedhor, Kuvendi i Përgjithshëm më 24 maj

AAK rifillon procesin e brendshëm zgjedhor, Kuvendi i Përgjithshëm më 24 maj

Muja: Gjykata Kushtetuese e paqëndrueshme, partitë të gjejnë konsensus për presidentin

Muja: Gjykata Kushtetuese e paqëndrueshme, partitë të gjejnë konsensus për presidentin

“Dardanët” ndezin Bratisllavën para sfidës Sllovaki–Kosovë

“Dardanët” ndezin Bratisllavën para sfidës Sllovaki–Kosovë

Gërvalla paralajmëron finalizim të pakos për Reformën në Drejtësi

Gërvalla paralajmëron finalizim të pakos për Reformën në Drejtësi

Vritet shefi ushtarak i Huthëve, Izraeli merr përgjegjësinë

Huthët paralajmërojnë ndërhyrje nëse përshkallëzohet lufta Izrael-SHBA kundër Iranit

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Emisioni “Ditari” 26.03.2026

Emisioni “Ditari” 26.03.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën