TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla-opozitës: Në fushatë shihemi në janar, por atëherë do të përdorim tjetër gjuhë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gërvalla-opozitës: Në fushatë shihemi në janar, por atëherë do të përdorim tjetër gjuhë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka akuzuar partitë opozitare se gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet nuk kanë takuar mërgatën shqiptare, derisa tash kritikojnë kryeministrin Albin Kurti për tubimet me diasporën.

Sipas saj, ish-pushtetet e kaluara i kanë mbushur ambasadat me jarana, vëllezër dhe motra, të cilët kanë qëndruar vetëm me njerëz që kanë bërë biznese, duke anashkaluar diasporën.

Duke iu kundërpërgjigjur kritikave të partive në opozitë se po shfrytëzojnë ambasadat për fushatë elektorale, Gërvalla tha se tubimet me mërgatën s’ka pasur asgjë në përmbajtje me fushatën zgjedhore.

Ajo gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet projektligji për buxhetin e vitit 2025, i tha opozitës se në fushatë do të shihen në janar, mirëpo sipas saj, atëherë do të ketë fjalë të tjera.

“Veç po mos bërtisni, qetësohuni pak se nuk është mirë për shëndet. Unë iu kuptoj juve, iu kuptoj se ju njoh shumë mirë jo vetëm këtu në Kuvend, por edhe si pjesë e qindra mijëra shqiptarëve jashtë vendit. Kur keni ardhur në ambasada që i keni mush me jarana, me vllazën, motra të juaj, keni ardhur e keni nejt veç me njerëz që keni bërë biznese, keni paguar 500 mijë euro për libra e sene. Nuk keni marrë guximin me ardh me u taku me neve, që keni qenë pjesë e komunitetit atje. Fort mirë e kuptoj që juve çuditeni siç mundet kryeministri me ardh vullnetarisht e me taku mërgatën. Qysh nuk frikësohet me taku mërgatën, vjen dhe flet me ta, iu përgjigjet pyetjeve, dëgjon kritikat, dhe mundohet. Ju para se me fol, është mirë me dëgju, janë LIVE tubimet që kemi mbajtur. S’ka as në ton dhe as në përmbajtje ndonjë gjë të fushatës. Fushata vjen në janar. Po jo vetëm në Kosovë edhe në diasporë do të shihemi në fushatë. Mirëpo, atëherë do t’i kemi do fjalë të tjera në fushatë”, theksoi ajo, shkruan KP.

Krahas kësaj, duke përmendur buxhetin e ministrisë, ajo tha se më nuk paguajnë bileta luksi për zyrtarë apo përfaqësues qeveritar.

“Një arritje kjo që dëshmon përkushtimin tonë përkushtimin tonë ndaj një menaxhimi të përgjegjshëm dhe efektiv të fondeve publike. Nuk paguajmë më bileta luksi për zyrtarë apo për përfaqësues qeveritar dhe kemi rregulluar bazën ligjore për shpenzimet e qirave të diplomatëve”, tha ajo.

Mirëpo, kryediplomatës kosovare i reagoi deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila tha se diplomacia kosovare ka dështuar në fuqizimin ndërkombëtarë të Kosovës, njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“U tha se nuk ka bileta luksi me qeverinë tuaj. Më lejoni t’iu rikonformoj se janë nëntë udhëtime të largëta që ju bashkë me Lizën shkoni të dyja bashkë dhe jeni në evente të njëjta, pa asnjë rezultat, asnjë njohje, as një anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ajo çka ishte në Këshill të Evropë”, tha ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim

Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president

Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas

Emisioni “Info Nata” 31.08.2026

Emisioni “Info Nata” 31.08.2026

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare

Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën