TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gërvalla: Nuk implementohet asnjë lloj Asociacioni në Kosovë nëse e shkel Kushtetutën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gërvalla: Nuk implementohet asnjë lloj Asociacioni në Kosovë nëse e shkel Kushtetutën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se asnjë lloj Asociacioni apo mekanizmi që e shkel Kushtetutën e vendit nuk mund të implementohet në Kosovë, raporton teve.1info

Ajo këto deklarime i bëri pas takimit me homologun kroat, Gordan Grliq Radman.

Gërvalla theksoi se kanë shqyrtuar modelin e Kroacisë për trajtimin e komuniteteve, duke theksuar se presin nga serbët të jenë më serioz në procesin e dialogut dhe se presin nga BE që të ketë më shumë këmbëngulje në vendimet që merren në praninë e tyre, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi trajtuar modelin e kemi parë, asnjë lloj asociacioni, mekanizimi nuk mund të implementohet në Kosovë nëse shkel Kushtetutën tonë, dhe shkel funksionimin e shtetit tonë. Çfarë kemi parë në Bosnjë dhe Hercegovinë me serbët, nuk mund të ndodhë këtu. Ky rajon mjaft e ka një Republikë Serbe nuk ka nevojë për një të dytë. Të gjitha modelet që kemi parë, kemi konstatuar se Kushtetua e Kosovës u jep shumë më shumë të drejta komuniteteve”, tha ministrja.

Gërvalla deklaroi se me homologun kroat ka biseduar për perspektiven evropiane të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“U pajtuam që është një proces që ka zgjatur padrejtësisht shumë por që më në fund qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza në janar 2024. E falënderova për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës që nga dita e parë për aplikimin në Këshillin e Evropës. Biseduam për perspektivën evropiane të Kosovës për anëtarësimin në BE për aplikimin e që ka filluar të marrë formë. Biseduam gjithashtu edhe për konsultimeve politike që do t’i kemi pas disa javësh”, u shpreh ministrja Gërvalla.

Kurse vet kryediplomati kroat, Gordan Grlic Radman, i pyetur për Asociacionin, tha se i mbetet Kosovës që të vendos për këtë çështje.

“Më vjen mirë që Kroacia merret si model, natyrisht është bukur të dëgjohet. Kroacia ka arritur të gjitha pietetet e saj në politikën e jashtme. Qëllimi i sotëm këtu është forcimi i marrëdhënieve bilaterale dhe avancimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Është me rëndësi stabiliteti rajonal dhe dialogu brenda shteteve të Ballkanit. Kur flasim për modelin kroat mund të flasim që ky model është promovuar përmes Ligjit kushtetutës për të drejtat e pakicave dhe ndoshta mund të shërbej si model. Ky model ka rezultuar me sukses, por ekzistojnë model të shumta në botë, por sa mund të përshtatet varte edhe nga shtetet. Kjo është çështje e brendshme, por ne e mbështetshim çdo rezultat, çdo marrëveshje dhe Kroaci vetëm mund ta mbështes çdo qasje që ka synim marrëveshje ku të dyja palët janë të kënaqura. Unë do ta lë me kaq në Kroaci të drejta e pakicave janë të mbrojtura, kjo mund të jetë shembull shumë i mirë”, u shpreh ministri kroat.

Këshilli i Përbashkët i Komunave Serbe, i cili mbledh komunat ku jetojnë serbët në lindje të Kroacisë, është modeli të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dhënë si propozim në Bruksel për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaaaaa, Kosova barazon rezultatin

Hoxhaaaaa, Kosova barazon rezultatin

Sllovakia kalon herët në avantazh

Sllovakia kalon herët në avantazh

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

Hoxhaaaaa, Kosova barazon rezultatin

Hoxhaaaaa, Kosova barazon rezultatin

Sllovakia kalon herët në avantazh

Sllovakia kalon herët në avantazh

Ylli triumfon në Ligën Unike

Ylli triumfon në Ligën Unike

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

“Njerëz të çmendur” – Pacolli reagon ndaj pretendimeve se ishte në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt

Kush e shpërndanë Kuvendin, kushtetuta apo presidenti?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën