Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Ambasadorit të Irlandës në KiE, shkruan teve1.info
“Këtë mëngjes Ambasadori O’Reilly është takuar me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz për të diskutuar angazhimet e saj me Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e publikuar në Twitter.
Siç bëhet e ditur, në këtë takim u diskutua mbi angazhimet e Kosovës drejt synimit të saj për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Për anëtarësim në KiE, Kosova ka dorëzuar aplikacionin e saj në maj të këtij viti. /Teve1.info/