Kryediplomatja kosovare tha se Serbia bashkë me Millosheviqin e Vuçiqin kanë dashur të na zhdukin Kosovën nga harta, por se ajo është mbrojtur nga UÇK-ja me ndihmën e NATO-s.
“Kosova është vend i vogël, po shumë i posaçëm. Jemi vend vërtet evropian, jemi me tolerant të pathyeshëm, por me krenari. Kosova ka lindur nga gjenocidi, Serbia bashkë me Millosheviqin e Vuçiqin, kanë dashur të na zhduknin nga harta. Me mbrojtësit tanë trima, luftëtarët tanë të UÇK-së, me ndihmën e NATO-s, me heroizmin e grave, si i kemi mbrojtur fëmijët tanë kur na kanë djegur fshatrat, dhe kemi arritur të mbijetojmë. Si është ruajtur dinjiteti kur jemi detyruar të ikim drejt maleve. Nuk jemi dorëzuar asnjëherë. Forcat serbe na kanë vrarë, na kanë përdhunuar”, ka deklaruar Gërvalla.