TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gërvalla në Austri flet për sigurinë në Ballkan dhe për liberalizimin e vizave

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Gërvalla në Austri flet për sigurinë në Ballkan dhe për liberalizimin e vizave

Në njoftimin e ministrisë së Jashtme thuhet se temë diskutimi kanë qenë çështjet e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas agresionit rus në Ukrainë.

Bëhet e ditur se, gjatë takimit Gërvalla ka theksuar faktin që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Ministrja Gërvalla gjatë takimit theksoi faktin, që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e Austrisë për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Ajo vuri gjithashtu në pah rolin e spikatur të Austrisë në proceset evropiane për një integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se ministrja Gërvalla, gjatë ditës u takua në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Vjenë, edhe me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në OSBE.

Gjatë këtij takimi ajo i njoftoi ambasadorët rreth procesit të nisur të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përmbushjes së vazhdueshme të gjithnjë e më shumë kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe nevojën për një liberalizim të menjëhershëm të vizave.

“Ambasadorët u njoftuan rreth progresit që Kosova ka arritur gjatë vitit të kaluar në ekonomi, sundim të ligjit, transparencë institucionale, demokraci dhe liri të mediave, suksese këto të dokumentuara nga mekanizma dhe organizata ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Transparency International, Reporterë pa kufi, etj. Ministrja Gërvalla vuri në pah vështirësitë me të cilat Kosova po ballafaqohet gjatë procesit të dialogut me Serbinë në Bruksel, duke theksuar qasjen destruktive dhe bllokuese të Serbisë, e cila është kthyer në pengesë serioze në këtë proces”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën