TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla: Komentet tona për Draftin e Asociacionit mbeten aktuale, BE dështoi ta sjell Serbinë në tavolinë për nënshkrime

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Gërvalla: Komentet tona për Draftin e Asociacionit mbeten aktuale, BE dështoi ta sjell Serbinë në tavolinë për nënshkrime

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se kryeministri Albin Kurti në Samitin e vitit të kaluar kishte ofruar të nënshkruante tri dokumentet njëherit duke qenë se partnerët evropianë kishin shprehur urgjencë në implementimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi.

Kryediplomatja Gërvalla thotë se Kurti në përgjigje të kësaj urgjence të ndërkombëtarëve, ka qenë në gjendje që të nënshkruaj tri marrëveshjet, përfshirë edhe atë për Draftin, duke anashkaluar shqetësimet dhe komentet e bëra.

Ajo ka thënë se BE s’ka qenë në gjendje që atë natë të sjell Serbinë dhe nënshkrimet e Serbisë në tavolinë, prandaj ai shans është humbur dhe se tashmë komentet e Kosovës për Draftin mbeten valide.

“Sa i përket Draftit që na është dorëzuar në shtator dhe për të cilin Kryeministri në tetor ka thënë se nëse kryeshtetasit evropian që kanë qenë në Samitin evropian atë ditë, pas shprehjes së një urgjence nga ana e tyre, meqenëse është kaq urgjente të trajtohet çështja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë kryeministri ka ofruar aty për aty, duke lënë mënjanë shqetësimet dhe komentet që kemi paraqitur me shkrim ndaj Draftit, të ulen palët dhe të nënshkruajnë të 3 dokumentet. Marrëveshjen e 27 shkurtit, aneksin e marsit dhe Draftin”.

“Në këto rrethana Kosova do të ishte e gatshme duke iu përgjigjur urgjencës së partnerëve për të implementuar dhe për të pranuar të tri dokumentet e nënshkruara nga dy palët. BE atë natë s’ka qenë në gjendje të sjell Serbinë dhe nënshkrimet e Serbisë në tavolinë. Prandaj komentet tona për Draft-in mbeten aktuale sepse ai shans që e patëm atë natë nuk arriti të realizohet. Unë e shoh që ka pasur një shans unik, mirëpo pritjet që Serbia do të jetë konstruktive në dialog nuk u vërtetuan atë natë. BE-ja duhet të mendoj mirë se cila është rrugë në të ardhmen, si do veprojë jo vetëm me marrëveshjet Kosovë-Serbi, por cila është perspektiva e vitit 2024, do të vazhdojë BE-ja me ledhatimin e Serbisë dhe injorimin e rrezikut, apo do të ketë një ndryshim në qasje”, ka thënë Gërvalla. /EO/

Tags: donika gervalladrafti i Asociacionit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

​Në Aeroportin e Prishtinës procedura të reja, këshillohen udhëtarët të përdorin check-in online

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, ndalohet për 48-orë një person

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, ndalohet për 48-orë një person

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Netanyahu ja huq numrit të pengjeve në Gaza

Netanyahu: Armëpushimi me Iranin mund të dështojë “brenda një kohe shumë të shkurtër”

“I papërshtatshëm për detyrën”: Ish-drejtori i CIA-s i bashkohet thirrjeve për shkarkimin e Trumpit

“I papërshtatshëm për detyrën”: Ish-drejtori i CIA-s i bashkohet thirrjeve për shkarkimin e Trumpit

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka paralajmëron kundërshtarët e Sunderlandit

Januzaj në verë largohet nga Sevilla

Januzaj në verë largohet nga Sevilla

Starmer: Mbretëria e Bashkuar nuk e mbështet mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Starmer: Mbretëria e Bashkuar nuk e mbështet mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

​Në Aeroportin e Prishtinës procedura të reja, këshillohen udhëtarët të përdorin check-in online

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën