TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla: Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë u përdor si armë lufte, drejtësia mbetet obligim i institucioneve

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Gërvalla: Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë u përdor si armë lufte, drejtësia mbetet obligim i institucioneve

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, mori pjesë sot në konferencën “Së Bashku për Njohje dhe Mbështetje”, të organizuar nga Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës dhe Agjencia për Barazi Gjinore, me mbështetjen e UN Ëomen, në shënim të 19 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale si Armë Lufte.

Në fjalën e saj, Gërvalla tha se kjo ditë është një moment për të nderuar të gjithë ata që përjetuan dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe të riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi.

Tutje, ajo tha se dhuna seksuale gjatë luftës ishte një krim i planifikuar dhe i përdorur si mjet lufte.

“Dhuna seksuale nuk ishte një pjesë e rastësishme apo rezultat i rastësishëm i luftës. Ajo u përdor si armë lufte. U përdor për të poshtëruar, për të frikësuar dhe për të lënë plagë të thella, të cilat po të jemi shumë të sinqertë, vazhdojnë të ndihen edhe sot”, tha Gërvalla.

Duke folur për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, Gërvalla vlerësoi guximin e tyre për ta thyer heshtjen dhe për të kërkuar drejtësi.

“Për shumë vite, mbi këto krime rëndoi heshtja. Prandaj sot nderojmë jo vetëm vuajtjen e të mbijetuarve, por mbi të gjitha guximin e tyre. Guximin për të folur. Guximin për të dëshmuar.

Guximin për të kërkuar drejtësi”, deklaroi Gërvalla.

Gërvalla shprehu mirënjohje për organizatat e shoqërisë civile, profesionistët, aktivistët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në mbështetjen e të mbijetuarve, duke veçuar edhe rolin e Presidentes Atifete Jahjaga në nxjerrjen e kësaj çështjeje nga heshtja.

Në adresimin e saj, Gërvalla tha se Republika e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për dokumentimin, hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës.

“Republika e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për dokumentimin, hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës. Kemi forcuar kapacitetet institucionale, kemi krijuar mekanizma për njohjen dhe mbështetjen e të mbijetuarve dhe kemi mundësuar gjykimin në mungesë për krimet e luftës. Sepse mungesa e bashkëpunimit nga Serbia nuk do të duhet të na bëhet pengesë e përhershme për kërkimin e drejtësisë”, pohoi Gërvalla.

Ajo ritheksoi se drejtësia për të mbijetuarit mbetet obligim i përditshëm i institucioneve dhe se autorët e këtyre krimeve duhet të përballen me drejtësinë, ndërsa Serbia duhet të mbajë përgjegjësinë që i takon.

Në përfundim, ajo përcolli një mesazh solidariteti për të mbijetuarit.

“Ju, jo vetëm që nuk jeni vetëm. Jo vetëm që ne nuk do të harrojmë, jo vetëm që ne nuk do të heshtim. Por nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi. Drejtësi të vërtetë, drejtësi institucionale dhe përgjegjësi për të gjitha krimet e luftës. Guximi juaj është pjesë e historisë, e lirisë sonë dhe e forcës së Republikës së Kosovës”, tha Gërvalla./teve1.info/

Tags: donika gervallaKosovetë mbijetuarat e dhunës seksualeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Berlin hapet ekspozita `28 Minuta`, kushtuar hyrjes së forcave gjermane

Në Berlin hapet ekspozita `28 Minuta`, kushtuar hyrjes së forcave gjermane

KQZ: Rinumërohen 102 nga 185 vendvotime

KQZ: Rinumërohen 102 nga 185 vendvotime

U.D. Kryeprokurori dhe kreu i ARKEP-it diskutojnë për bartshmërinë e numrave

U.D. Kryeprokurori dhe kreu i ARKEP-it diskutojnë për bartshmërinë e numrave

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s

Në Berlin hapet ekspozita `28 Minuta`, kushtuar hyrjes së forcave gjermane

Në Berlin hapet ekspozita `28 Minuta`, kushtuar hyrjes së forcave gjermane

Seanca në Kuvendin e Shqipërisë ndërpritet mes përplasjeve për revolucionin “Flamingo”

Seanca në Kuvendin e Shqipërisë ndërpritet mes përplasjeve për revolucionin “Flamingo”

KQZ: Rinumërohen 102 nga 185 vendvotime

KQZ: Rinumërohen 102 nga 185 vendvotime

Sulmet izraelite në Liban vrasin tre persona, pavarësisht hyrjes në fuqi të marrëveshjes SHBA-Iran

Sulmet izraelite në Liban vrasin tre persona, pavarësisht hyrjes në fuqi të marrëveshjes SHBA-Iran

Mbi 14 mijë raste të dyshuara për punë në të zezë zbulohen në Zvicër

Mbi 14 mijë raste të dyshuara për punë në të zezë zbulohen në Zvicër

U.D. Kryeprokurori dhe kreu i ARKEP-it diskutojnë për bartshmërinë e numrave

U.D. Kryeprokurori dhe kreu i ARKEP-it diskutojnë për bartshmërinë e numrave

Gërvalla: Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë u përdor si armë lufte, drejtësia mbetet obligim i institucioneve

Gërvalla: Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë u përdor si armë lufte, drejtësia mbetet obligim i institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën