TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla dhe shefi i ri i EULEX-it diskutojnë reformat për forcimin e drejtësisë

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Gërvalla dhe shefi i ri i EULEX-it diskutojnë reformat për forcimin e drejtësisë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka pritur në takim kortezie shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes.

Në takim është diskutuar për forcimin e sundimit të ligjit dhe thellimin e reformave në sistemin e drejtësisë.

Gërvalla ka theksuar se reformat në drejtësi janë të domosdoshme për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe se kërkojnë institucione me integritet, vendosmëri politike dhe zbatim të barabartë të ligjit.

“Reformat në drejtësi nuk janë zgjedhje politike e një momenti, por domosdoshmëri për konsolidimin e shtetit të së drejtës. Reformat në drejtësi kërkojnë vendosmëri politike, institucione me integritet dhe zbatim të barabartë të ligjit. Bashkëpunimi me EULEX-in dhe partnerët ndërkombëtarë mbetet i rëndësishëm për t’i çuar këto procese përpara dhe për të forcuar besimin në institucionet e drejtësisë”, ka thënë Gërvalla.

Ndër proceset kryesore reformuese, ministrja në detyrë ka përmendur funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, procesin e Vetingut dhe miratimin e pakos ligjore për reformën në drejtësi.

Sipas Gërvallës, këto masa synojnë forcimin e integritetit, pavarësisë dhe besueshmërisë së sistemit të drejtësisë, si dhe luftimin e krimit, korrupsionit, ndikimeve të paligjshme dhe konflikteve të interesit.

Në takim është diskutuar edhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it në monitorimin e sistemit të drejtësisë, veçanërisht në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore.

“Në këtë drejtim, bashkëpunimi me EULEX-in në monitorimin e sistemit të drejtësisë, veçanërisht në trajtimin institucional të rasteve të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, mbetet jashtëzakonisht i rëndësishëm për forcimin e përgjegjshmërisë institucionale dhe garantimin e një reagimi të shpejtë, të koordinuar dhe efektiv, me mbrojtjen e viktimave si prioritet”, ka theksuar ajo./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Njoftimi përmes e-Kosova dhe sms-ve për regjistrimin e gjobave në sistem, qytetarët e mirëpresin shërbimin e ri

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën