TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla – Daçiqit: Je përgjegjës për vrasje masive në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gërvalla – Daçiqit: Je përgjegjës për vrasje masive në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kërkoi që kryediplomati serb, Ivica Daçiq të sillet para drejtësisë ndërkombëtare.

Ajo në tri gjuhë, në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe e akuzoi Daçiqin për krime lufte, vrasje masive dhe përdhunime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ivica Daçiq tani ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë është përgjegjës për vrasje masive, dhunim si armë e luftës dhe krime lufte. Ai duhet të sillet para drejtësisë, para një tribunali për krime lufte…Nga viti 1992 deri në vitin 2000 ishte dora e djathtë e kasapit të Ballkanit, Millosheviq”, tha ajo.

Kryediplomatja kosovare, në fjalinë e parë porsa mori fjalën u ankua që nuk u lejua të flasë në gjuhën shqipe në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku po diskutohet raporti për Kosovën.

“Zotëri Daçiq foli me gjuhën e popullit të vet dhe jo në gjuhën angleze siç bëjnë shumica. Edhe unë dua të flas në gjuhën shqipe, por kjo më është mohuar kjo e drejtë”, shtoi Gërvalla.

Përkitazi me këtë ajo tha se raporti i UNMIKU-ut për Kosovën ka gabime të mëdha.

“Sa i përket raportit të UNIMIK më shumë se 90 nga 100 pika ka gabime të vogla, të mesme dhe të mëdha. Ka gjëra që mungojnë në raport, boshllëqet dhe problemet nga UNMIKU në Kosovë tani janë gjëra të njohura. Ne jemi duke bërë përkushtim dhe punë të jashtëzakonshme për paqe dhe stabilitet, por UNMIKU nuk po i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon. Prandaj kjo më shpie mua tek çështja e zhvillimeve të rëndësishme për paqe dhe stabilitet. Në raportin e UNIMIK-ut psh, Procesi i Berlinit përmendet vetëm si fusnotë, as samiti i mbajtur në Berlin dhe as ai Tiranë nuk përmenden në raport”, shtoi Gërvalla.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Gërvalla u shpreh se kur Kosova nënshkruan diçka e mban fjalën, ndryshe nga Serbia që marrëveshjen i bën vetëm si farsë.

“Është fakt i njohur ndërkombëtar nga të gjithë miqtë dhe jo miqtë se kur Kosova premton diçka e mban fjalën. Nuk jemi zmbrapsur asnjëherë nga asnjë marrëveshje e nënshkruar, por kjo nuk vlen për Vuçiqin, Daçiqin dhe kolegët e tyre. ADN-ja politike e tyre e bënë të pamundshme që ta mbajnë fjalën. Nëse premtimet dhe nënshkrimet nuk mbahen, atëherë marrëveshjet bëhen diçka një farsë dhe kjo tregon mos respekt për tërë komunitetin diplomatik. Qëllimi është që të bllokohet integrimi i Ballkanit në Evropë dhe prapa këtyre pretendimeve janë rusët që punojnë përmes partnerëve të tyre si Serbia. Është me rëndësi që të ndërmerren masa ndëshkuese dhe jo negocime me ta. Shumë zëra po shtojnë për sanksionimi ndaj Serbisë, pasi nuk negociohet me mashtrues, pasi mashtruesit duhet të përballen me pasoja”, tha ajo.

Në anën tjetër, Gërvalla tha se Rusia si aleati më i afërt i Serbisë është kërcënim për Kosovën dhe rajonin.

“Rusia si aleati më i afërt i Serbisë është kërcënimi i regjionit. Vuçiqi, Daçiq dhe Sheshel jetojnë në supremacinë ruse. Serbia ka vendosur si program qeveritar një version 2.0 të Serbisë së madhe, një dokument patologjik, i ideologjisë hakmarrëse në vend që t’i kthej sytë nga e ardhmja….Është e qartë nga gjithë kjo se pa prezencës e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë do të mund të kishte luftë”, deklaroi Gërvalla.

Mirëpo, ajo nënvizoi se Kosova nuk do të jetë kurrë më e pambrojtur.

“Kosova ka marrë mësimin e saj nga historia, prandaj theksohet para këtij këshilli dhe gjithë botës se Kosova kurrë më nuk do të jetë e pambrojtur dhe viktimë e një gjeoncidi. Kurrë më nuk do të ketë shkatërrim dhe gjenocid nga Serbia. Ne bashkë me aleatët tonë kurrë më nuk do të qëndrojmë të pambrojtur, kemi aleatë dhe jemi të aftë të mbrojmë qytetarët tanë para këtij agresioni”, u shpreh ajo./Kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Synojmë gjashtë deputetë në Kuvend, pastaj bashkimin e forcave me PDK-në

Nimani: Synojmë gjashtë deputetë në Kuvend, pastaj bashkimin e forcave me PDK-në

Berisha: Propaganda e VV-së e paarritshme te AAK-ja, nuk biem në pallavra politike

Berisha: Propaganda e VV-së e paarritshme te AAK-ja, nuk biem në pallavra politike

Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit shkaktoi dhimbje të thella që s’do të shuhet kurrë

Osmani: Lajmet e mira për Kosovën s’do të ndalen

Durmishi: I kemi shkëputur kontratat për 4 segmente të autostradës së Gjilanit

Emisioni “Info Nata” 19.12.2025

Emisioni “Info Nata” 19.12.2025

Hamza premton paga dhe pensione 50% më të larta, sfidon kritikat e Kurtit

Hamza premton paga dhe pensione 50% më të larta, sfidon kritikat e Kurtit

Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit shkaktoi dhimbje të thella që s’do të shuhet kurrë

Osmani: Lajmet e mira për Kosovën s’do të ndalen

Durmishi: I kemi shkëputur kontratat për 4 segmente të autostradës së Gjilanit

Durmishi: I kemi shkëputur kontratat për 4 segmente të autostradës së Gjilanit

Durmishi: Nuk ka komunë në Kosovë që Qeveria Kurti nuk ka bërë investime

Durmishi: Nuk ka komunë në Kosovë që Qeveria Kurti nuk ka bërë investime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën