TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

by tëvë1
2 javë ago
2
A A
Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se dyshimi i parë i institucioneve pas gjetjes së mbetjeve mortore në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ishte se ato mund t’i përkasin  23 intelektualëve nga Mitrovica, që ishin rrëmbyer dhe zhdukur më 19 prill 1999.

Ai tha para mediave, se gërmimet në Zubin Potok lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për një varrezë masive në Kalludër.

Ndërsa  shtoi se për gjetjet duhet pritur konfirmimin e organeve kompetente.

“Dyshimi ynë i menjëhershëm kur kemi marrë vesh se janë gjetur mbetje mortore, natyrisht ka qenë se bëhet fjalë për grupin e intelektualëve, 23 sosh, të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën dhunshëm më 19 prill të vitit 1999, pra grupi i intelektualëve në Mitrovicë. Ne nuk mund ta konfirmojmë që bëhet fjalë për ta, por ky ka qenë dyshimi ynë i menjëhershëm; sidoqoftë, duhet t’i presim organet tona që të na tregojnë se për çfarë bëhet fjalë atje, por duket që kemi një varrezë masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, që është një komunë në veri të Ibrit, që ka qenë zonë e pashqyrtuar më herët, pra bëhet fjalë për një territor të paprekur prej gërmimeve”, tha Kurti.

Në  Kalludër të Vogël të Zubin Potokut janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje, që dyshohet se iu përkasin 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim për identifikimin e viktimave dhe dokumentimin e plotë të rastit. Ndërkaq, të hënën, Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar lidhur me zhdukjen e 23 intelektualëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Etno Festi vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit

Kurti: Etno Festi vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiq dhe Gjuriq kundër reagimit të Shqipërisë për Ibrin: Çfarë lidhje ka me Shqipërinë?

Kufizime për kamionët mbi 20 tonë nesër në autoudhë

Kufizime për kamionët mbi 20 tonë nesër në autoudhë

Auto Draft

Vendosja e Policisë së Kosovës tek Ura e Ibrit, por kur pritet hapja e kësaj ure në Mitrovicë?

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

Bashkëluftëtarët e kujtojnë Bekim Berishën – “Abejën” – si strateg të luftës

Bashkëluftëtarët e kujtojnë Bekim Berishën – “Abejën” – si strateg të luftës

Mirëpritet iniciativa – hapet dyqani i parë për uniformat e veteranëve

Mirëpritet iniciativa – hapet dyqani i parë për uniformat e veteranëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën