TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gecaj: FSK në mision humanitar, jo në “zbarkim”

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Gecaj: FSK në mision humanitar, jo në “zbarkim”

Eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj, ka komentuar praninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në operacionin për kërkimin e trupit të pajetë të një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1. Ai kritikoi mënyrën se si u trajtua ky operacion, sidomos nga disa aktorë politikë dhe media, duke thënë se vëmendja u zhvendos nga tragjedia te debati mbi FSK-në.

“Kjo varet prej kujt edhe si është parë, por nëse flasim për trajtimin e përgjithshëm edhe në media gjatë gjithë kësaj dite, mund të them se kjo temë, për fat të keq, në vend që të ndihemi si popull dhe si komb të pikëlluar për këtë tragjedi, më shumë ka marrë vëmendjen fakti i pjesëmarrjes së FSK-së në këtë operacion,” u shpreh Gecaj.

Ai theksoi se FSK-ja ka qenë në misionin e saj ligjor dhe profesional për kërkim-shpëtim, por, sipas tij, tema është trajtuar me tone politike, duke e quajtur të papërshtatshme përdorimin e termit “zbarkim”.

“Sot gjatë ditës kemi parë shumë deklarime të ndryshme, ku në një mënyrë është pushtuar vëmendja nga FSK-ja në veri – pjesëmarrje e cila ishte për një operacion humanitar. Përdorimi i fjalës ‘zbarkim’ është bërë pa vend, sepse ajo përdoret në rrethana lufte, në territore të armikut, dhe jo për raste si ky i kërkimit e shpëtimit,” shtoi ai.

Gecaj po ashtu vuri në dukje se mënyra se si u trajtua ky rast ka lënë një impresion negativ edhe te faktori ndërkombëtar, përfshirë ambasadat që kanë reaguar publikisht.

“Me këtë kemi dhënë një shembull të keq edhe para faktorit ndërkombëtar, ku kemi rënë në një nivel ku ambasadat na tregojnë se si të veprojmë. Është më se e qartë që ka pasur edhe përdorim politik, sepse është tërhequr totalisht vëmendja kryesore ndaj FSK-së, duke e paraqitur si një ‘zbarkim’, në vend të një ndihme për një tragjedi të rëndë,” theksoi ai.

Sipas Gecajt, ky rast duhet të kishte bashkuar të gjithë në ndjeshmëri dhe solidaritet, dhe jo të ishte shfrytëzuar për interpretime politike, që sipas tij e dëmtojnë besimin institucional dhe ndërkombëtar ndaj veprimeve legjitime dhe profesionale të FSK-së.

Tags: eksperHysen gecajKendi i debatitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri izraelit zmbrapset nga deklarata për Gazën dhe Sirinë pas presionit të SHBA-së

Ministri izraelit zmbrapset nga deklarata për Gazën dhe Sirinë pas presionit të SHBA-së

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

Prokuroria kërkon paraburgim për policin e dyshuar për marrje ryshfeti

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ: Numërimi i votave më 31 dhjetor deri në ora 12:00, vazhdon më 1 janar në 16:00

Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë i akuzuari për armëmbajtje pa leje

Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë i akuzuari për armëmbajtje pa leje

Ministri izraelit zmbrapset nga deklarata për Gazën dhe Sirinë pas presionit të SHBA-së

Ministri izraelit zmbrapset nga deklarata për Gazën dhe Sirinë pas presionit të SHBA-së

Tërhiqet nga tregu qumështi APTAMIL për shkak të rrezikut shëndetësor

Tërhiqet nga tregu qumështi APTAMIL për shkak të rrezikut shëndetësor

Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy linqeve në muaj

Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy linqeve në muaj

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

Prokuroria kërkon paraburgim për policin e dyshuar për marrje ryshfeti

Rrahmani në dyshime për vazhdimin e kontratës me Napolin, dy gjigantë nga Turqia hyjnë në garë për kapitenin e Kosovës

Napoli mbush arkën pasi fitoi Superkupën e Italisë

Albion Rrahmani merr numrin 9 te Sparta

Albion Rrahmani në listën e blerjeve të West Hamit

Trepça kalon pengesën e parë në Ligën e Kampionëve

Beciragic i Trepçës, trajneri i vitit në Bosnje e Hercegovinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën