TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gazetarja ukrainase: Ndjeva sinqeritetin sa arrita në Kosovë, më shumë se 21 gazetarë janë vrarë në Ukrainë

nga tëvë1
18 Prill, 2022
0
A A
Gazetarja ukrainase: Ndjeva sinqeritetin sa arrita në Kosovë, më shumë se 21 gazetarë janë vrarë në Ukrainë

Ajo në një konferencë për medie së bashku me kryetarin e  Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha dhe Flutura Kusari nga ECPMF, shprehu mirënjohjen ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Sapo zbrita nga avioni ndjeva sinqeritetin dhe mikpritjen e njerëzve që më takuan. Me ka bërë përshtypje se si dhimbja e vendit tim ndihet në zemrat e Kosovës. Jam mirënjohës Qeverisë së Kosovës për mbështetjen për popullin e Ukrainës në një moment të vështirë. Falënderoj kolegët e mi dhe qendrës evropiane për lirinë e mediave. Kam nderin ta përfaqësoj unionin e gazetarëve të Ukrainës mbi 16 mijë anëtarë. Secilin prej nesh e kuptojmë që arma jonë është fjala dhe fatkeqësisht puna jonë në Ukraine është bërë e vështirë. Rusët vrasin të gjithë pavarësisht nga mosha gjinia apo profesioni”, tha ajo.

Ajo tha që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 21 gazetarë.

“Që nga fillimi i luftës më shumë se 21 gazetarë kanë vdekur nga duart e rusëve. Jo vetëm ukrainas. Më shumë se 20 kolegë të mi janë zhdukur në Mariupol. Gazetarët kërcënohen, shantazhohen e dhunohen të afërmit e tyre. Nuk duhet të jetë kështu është shumë e mire që ju të gjithë e kuptoni këtë. Për mua kjo është një mundësi për të qëndruar në profesion për të takuar koleg nga Kosova. Ne duam të jetojmë në një vend të lirë dhe paqësorë”, tha tutje ajo.

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, tha këto hapësira do të shërbejnë për të ofruar kushte sa më të mira për gazetaren ukrainase.

“Gazetarja e parë është këtu me ne dhe ka ikur nga Ukraina dhe ka ardhur në Kosovë. Ky është një program që është iniciuar nga Qendra Evropiane për Liri të Medias. Projekti financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës për 20 gazetarë nga Ukraina. Kjo hapësirë e AGK-së do të shërbejë për gazetarët e parë për vend pune”, tha Rexha.

Flutura Kusari nga Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), foli për programin që i strehon gazetarët ukrainas.

Ajo tha se me ndarjen e buxhetit prej 150 mijë euro nga Qeveria e Kosovës, do t’iu sigurohet hapësirë dhe kushte më të mira për punë. Me këtë rast, ajo falënderoi AGK-në e cila ka liruar një hapësirë të saj për gazetaren nga Ukraina.

“Kemi aktualisht disa kërkesa të tjera nga gazetarët nga Ukraina që dëshirojmë të vijnë në Kosovë dhe jemi në shqyrtim e tutje. Me buxhetin e ndarë që është 150 mijë euro. Falë AGK-së kemi siguruar zyre dhe redaksi për gazetarët qoftë në RTK apo medie tjera. Ne e dimë që programi do të zgjas për 6 muaj por kjo varet nga lufta në Ukrainë se sa do të zgjas”, tha Kusari./teve1.info/

Tags: gazetarja ukrainaseKosove
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Një person në Kamenicë gjen marihuanë të fshehur në veturën e tij

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Erdogan shprehet i gatshëm të pres bisedimet direkte Ukrainë-Rusi

Erdogan shprehet i gatshëm të pres bisedimet direkte Ukrainë-Rusi

Papa bën thirrje për ndalimin e luftës në Gaza dhe Ukrainë

Papa bën thirrje për ndalimin e luftës në Gaza dhe Ukrainë

KQZ publikon shifrat, rreth 33% pjesëmarrja deri në orën 15:00

KQZ publikon shifrat, rreth 33% pjesëmarrja deri në orën 15:00

Sulmet izraelite në Gaza lënë të vrarë të paktën 10 persona, gjysma prej tyre fëmijë

Sulmet izraelite në Gaza lënë të vrarë të paktën 10 persona, gjysma prej tyre fëmijë

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Një person në Kamenicë gjen marihuanë të fshehur në veturën e tij

Kryetari i Bashkisë së Tiranës voton nga paraburgimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës voton nga paraburgimi

Shqipëria voton, 30.45% pjesëmarrja deri në orën 14:00

Shqipëria voton, 30.45% pjesëmarrja deri në orën 14:00

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X