Protestuesit serbë në Leposaviq kanë filluar të sulmojnë gazetarët.
Sipas pamjeve të ekipit të Tëvë 1 në vendngjarje, gazetarët janë sulmuar nga persona të maskuar.
Po ashtu janë gjuajtur edhe me vezë.
Gazetarja e Tëvë 1, Fetije Kamberi bën të ditur se qytetarët serbë po sulmojnë vetëm gazetarët kosovarë.
Një numër i madh i qytetarëve serbë po protestojnë edhe sot para komunës së Leposaviqit.
Ata po thërrasin kryetarin Lulzim Hetemi të dalë nga objekti.
Teksa po këndojnë në gjuhën serbe “Shko në shtëpi Lulzim”.

Situata në Leposaviq e qetë, protestuesit vendosin çadra e lëshojnë muzikë serbe









