TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gazetarët e Reutersit akuzojnë agjencinë për kahje proizraelite

nga teve1
3 orë më parë
0
A A
Gazetarët e Reutersit akuzojnë agjencinë për kahje proizraelite

Kur Izraeli vrau gazetarin palestinez Anas al-Sharif në fillim të këtij muaji, agjencia e lajmeve Reuters publikoi një raport me titull: “Izraeli vret gazetarin e Al-Jazeeras, për të cilin thotë se ishte udhëheqës i Hamasit”.

Ata zgjodhën këtë titull pavarësisht faktit që al-Sharif kishte punuar më parë për ta dhe ai ishte pjesë e një ekipi të Reutersit që fitoi çmimin Pulitzer në vitin 2024.

Reklamë

Raste të tilla shkaktuan reagime të ashpra në internet, por edhe shqetësim mes disa punonjësve të agjencisë së fuqishme botërore të lajmeve, e cila u themelua në Londër në vitin 1851 dhe sot ka një audiencë ditore prej më shumë se një miliardë njerëzish.

Duke folur për organizatën mediatike Declassified UK, shumë punonjës të Reutersit janë shprehur për atë që e shohin si anshmëri proizraelite mes redaktorëve dhe drejtuesve të agjencisë së lajmeve. Të gjithë kërkuan të mbeten anonimë për të shmangur ndëshkimet e mundshme.

Një redaktor i redaksisë dha dorëheqje në gusht të 2024, duke u thënë kolegëve në një email: “Duke mbuluar atë që ne e quajmë lufta Izrael-Hamas, e kam kuptuar se vlerat e mia nuk përputhen me ato të kompanisë.”

Në e-mail, ai shtoi gjithashtu: “Kam bashkëngjitur një raport… dhe një letër të hapur që disa kolegë dhe unë i dërguam drejtuesve me shpresën që Reuters do të respektonte parimet bazë të gazetarisë, por tani e kuptoj se udhëheqja e lartë është e pamundur të ndryshojë, e aq më pak të ndalë shtypjen aktive të kritikave.”

Heather Carpenter, drejtoreshë e lartë e komunikimit në Reuters, e mohoi për Declassified që kompania të ketë marrë ndonjëherë këtë letër.

Megjithatë, një burim nga Reuters i tha redaksisë Declassified UK: “Disa javë pas sulmit të 7 tetorit, disa gazetarë në Reuters kuptuan se raportimit tonë për luftën Izrael-Gaza i mungonte objektiviteti.”

“Si përgjigje, një grup gazetarësh, duke punuar me kohë të plotë, ndërmorën një hetim të brendshëm gjithëpërfshirës, duke kryer analiza si sasiore ashtu edhe cilësore të raportimit tonë.”

“Gjetjet përbënin bazën e një letre të hapur, e cila u shpërnda brenda redaksisë për të identifikuar dhe lidhur gazetarët që janë të përkushtuar për forcimin e gazetarisë së Reutersit mbi Gazën.”

Studimi i brendshëm, analizoi 499 raporte të shënuara si “Izrael-Palestinë”, të publikuara midis 7 tetorit dhe 14 nëntorit 2023.

Ata gjetën një “model të qëndrueshëm të alokimit të më shumë burimeve për raportime që preknin izraelitët sesa palestinezët.” Në kohën e analizës, mbi 11.000 palestinezë në Gaza raportohej të ishin vrarë, rreth dhjetë herë më shumë se numri i viktimave izraelite.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, bilanci i fundit i viktimave ka arritur në mbi 62.000, ndërsa shifrat reale pritet të jenë rreth tre herë më të larta.

Ata gjithashtu vunë në pikëpyetje pse Reuters nuk kishte raportuar më shumë mbi pretendimet e ekspertëve se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, duke e krahasuar këtë me mënyrën se si agjencia i trajtoi akuzat e ngjashme për sjelljen e Rusisë në Ukrainë.

Autorët e studimit u ankuan gjithashtu se: “Një shembull i qartë i mënyrës se si formulimi ynë nënkupton njëanshmëri është ndalimi i përdorimit të termit “Palestinë”… Edhe pse Palestina mund të mos njihet si shtet në disa vende perëndimore, ne nuk kemi pse të sillemi sikur nuk është një vend real.”

Drejtuesit e Reutersit nuk iu përgjigjën pyetjeve të Declassified UK mbi faktin nëse ndonjë nga rekomandimet e studimit të brendshëm ishte pranuar.

“Raportim jokritik”

Megjithatë, deri në maj të këtij viti u shfaqën disa shenja ndryshimesh në udhëzuesin e stilit, të cilat pasqyronin kritikat e mëhershme të brendshme.

Howard S. Goller, redaktori i cilësisë dhe stilit në redaksinë globale të Reuters, dërgoi një email me subjektin: “Përditësim i stilit të Reuters mbi konfliktin në Lindjen e Mesme.”

Përditësimi u lejon gazetarëve të Reuters të përdorin fjalën “gjenocid”, por vetëm me atributim, ndërsa ende e kufizon përdorimin e termit “Palestinë” për “referenca mbi Palestinën historike nga lashtësia… deri në vitin 1948”.

Megjithëse me kufizime më të buta për termin “gjenocid”, analiza e Declassified gjeti se Reuters e kishte përdorur këtë fjalë vetëm në 14 nga 300 raportet në faqen e saj “Izraeli dhe Hamasi në Luftë”, midis 21 qershorit dhe 7 gushtit.

Terma si “luftë”, “fushatë”, “konflikt”, “përshkallëzim” dhe “sulm” u përdorën zakonisht në vend të gjenocidit.

Kur përmendej gjenocidi, pothuajse gjithmonë shoqërohej me mohimin e Izraelit, një praktikë që nuk u aplikua ndaj palëve të tjera ndërluftuese, si forcat e Mbështetjes së Shpejtë të përkrahura nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Sudan apo Rusia.

Ky standard i dyfishtë në raportimin për gjenocidin në Gaza dhe krimet e tjera kundër njerëzimit është theksuar nga stafi i brendshëm në studimin e sipërpërmendur.

Dr. Assal Rad, studiuese e historisë së Lindjes së Mesme, e njohur si “rregulluesja e titujve” në rrjetet sociale, i tha Declassified UK:

“Modeli që ju përmendni është në thelb mohim i gjenocidit.”

Ajo shtoi:

“Reuters e portretizon mizorinë e Izraelit në Gaza si pjesë të një “lufte” ose “fushate ushtarake”, në vend që ta quajë gjenocid, pavarësisht konsensusit mes ekspertëve të të drejtave të njeriut dhe institucioneve ndërkombëtare që kanë ardhur në përfundimin se Izraeli po kryen gjenocid.”

Emaili i Gollerit citonte seksione nga udhëzuesi i stilit të titulluar “Lufta në Gaza (2023–sot)” dhe “Konteksti më i gjerë”, të cilat japin kryesisht detaje nga këndvështrimi i Izraelit.

Seksionet e përditësuara, nuk përmendin elementë thelbësorë, si roli i ShBA-së dhe Izraelit në sabotimin e negociatave për armëpushim.

Ato e lënë plotësisht jashtë kolonializmin e paligjshëm të vendbanimeve izraelite dhe regjimin e aparteidit, si dhe nënraportojnë ndjeshëm shkallën e shkatërrimit në Palestinë.

Për shembull, përditësimi i manualit më 27 maj nuk citon gjetjet e The Lancet: “Nuk është e pamundur të vlerësohet se deri në 186 mijë apo edhe më shumë vdekje mund t’i atribuohen konfliktit aktual në Gaza.”

Përditësimi gjithashtu injoron faktin se Gaza është bërë zona më vdekjeprurëse për gazetarët që nga Lufta Civile Amerikane në vitin 1861.

Në gusht të vitit të kaluar, ish-avokati i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Craig Mokhiber, shkroi për Mondoweiss:

“Është thjesht e pabesueshme të sugjerohet se kompanitë perëndimore të medias nuk janë të vetëdijshme për realitetin në terren dhe për atë që po bëjnë për ta errësuar atë…

Ato pa dyshim kanë marrë vendime të ndërgjegjshme për ta fshehur gjenocidin nga audienca e tyre, për të çnjerëzuar sistematikisht viktimat palestineze dhe për t’i mbrojtur autorët izraelitë nga llogaridhënia.”

Më vonë, në maj, duke shkruar për Haaretz, gazetari izraelit Gideon Levy tha:

“Një skenë mediatike e guximshme dhe e ndershme mund ta kishte parandaluar këtë operacion ushtarak, por ne mezi e kemi diçka të tillë.”

Një zëdhënës i Reuters tha për Declassified UK se besonin se mbulimi i tyre “ka qenë i drejtë dhe i paanshëm, në përputhje me parimet e besimit të Thomson Reuters.

“Ashtu si në shumë redaksi të tjera, raportimi ynë mbi luftën është nënshtruar një shqyrtimi të kujdesshëm, përfshirë edhe nga gazetarët tanë, dhe kemi marrë reagime nga shumë drejtime.”/TRT Balkan

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lavrov thotë se nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

Lavrov thotë se nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

Një javë pas samitit në Alaskë: Gjërat që duhet t’i dini për përpjekjet për paqe në Ukrainë

Një javë pas samitit në Alaskë: Gjërat që duhet t’i dini për përpjekjet për paqe në Ukrainë

FBI bastis shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltarit të Trumpit

FBI bastis shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltarit të Trumpit

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Lavrov thotë se nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

Lavrov thotë se nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

Unitedi po e mposht Cityn “jashtë fushe” hyn në bisedime të avancuara me lojtarin që e do edhe rivali i përbetuar

Unitedi po e mposht Cityn “jashtë fushe” hyn në bisedime të avancuara me lojtarin që e do edhe rivali i përbetuar

Bastoni tregon se çfarë ka Chivu që nuk e kishte Inzaghi te Interi

Bastoni tregon se çfarë ka Chivu që nuk e kishte Inzaghi te Interi

​Saathoff: Gjermania planifikon të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt BE-së

​Saathoff: Gjermania planifikon të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt BE-së

Gërvalla: Pas të dielës asgjë s’është njësoj me Serbinë, Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Gërvalla ia kthen Qunit: Komandant ku e le besnikërinë, po e nxjerr nga sirtari vetëm kur është kohë votash?

Liverpooli e ka gati alternativën e Alexander Isak – ai kushton 130 milionë euro

Liverpooli e ka gati alternativën e Alexander Isak – ai kushton 130 milionë euro

Një javë pas samitit në Alaskë: Gjërat që duhet t’i dini për përpjekjet për paqe në Ukrainë

Një javë pas samitit në Alaskë: Gjërat që duhet t’i dini për përpjekjet për paqe në Ukrainë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X