TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gaza mbetet pa rrymë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gaza mbetet pa rrymë

Termocentrali i vetëm në Rripin e Gazës, që është nën rrethimin e Izraelit, është mbyllur më 11 tetor, pasi ka mbetur pa karburant, thanë autoritetet palestineze.

“I vetmi termocentral në Rripin e Gazës ndaloi operimin në orën 14:00 [sipas kohës lokale]”, tha kreu i autoritetit të energjisë në rripin e Gazës, Jalal Ismail, përmes një deklarate.

Kompania e energjisë që operon termocentralin kishte paralajmëruar disa orë më herët se termocentrali ishte në rrezik që të ndalte prodhimin.

Kjo kompani tha se Gaza do të ketë qasje në energjinë që prodhohet përmes energjisë diellore, por do të jetë e mjaftueshme vetëm për 10 orë rrymë në ditë.

Mbyllja e termocentralit vjen pasi Izraeli në fillim të javës njoftoi për bllokimin e dërgesave me karburante në Rripin e Gazës, si pjesë e asaj që Qeveria izraelite e quajti “rrethim të plotë” të territorit që udhëhiqet nga grupi i militantëve palestinez, Hamas.

Hamasi më 7 tetor nisi sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, duke e sulmuar nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme të ashpra dhe po vazhdon që ta bombardojë Gazën, territor ku jetojnë rreth 2 milionë banorë.

Që nga shpërthimi i dhunës, Izraeli ka thënë se mbi 1.200 persona janë vrarë, ndërkaq në Gaza është raportuar për mbi 1.000 të vrarë dhe mijëra të plagosur. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liderët evropianë mblidhen në Dublin, në fokus siguria e kontinentit dhe lufta në Ukrainë

Liderët evropianë mblidhen në Dublin, në fokus siguria e kontinentit dhe lufta në Ukrainë

Esmeralda Hasani emërohet në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë

Esmeralda Hasani emërohet në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë

Të dërguarit amerikanë mbërrijnë në Moskë për bisedime me Putinin për Ukrainën

Të dërguarit amerikanë mbërrijnë në Moskë për bisedime me Putinin për Ukrainën

Kabineti izraelit i sigurisë urdhëron ushtrinë të përgatitet për një sulm të mundshëm ndaj Iranit

Kabineti izraelit i sigurisë urdhëron ushtrinë të përgatitet për një sulm të mundshëm ndaj Iranit

Gjeti portofolin me 656 euro dhe dokumente në Gjakovë, qytetari e dorëzon në Polici

Gjeti portofolin me 656 euro dhe dokumente në Gjakovë, qytetari e dorëzon në Polici

Kurti për “Le Monde”: Agresioni rus po ndryshon rendin botëror, Kosova kërkon mbështetje ndërkombëtare

Kurti për “Le Monde”: Agresioni rus po ndryshon rendin botëror, Kosova kërkon mbështetje ndërkombëtare

Punimet në stadiumin “Adem Jashari” nuk po ecin sipas dinamikës, ministri Gashani formon komision për vlerësimin e projektit

Punimet në stadiumin “Adem Jashari” nuk po ecin sipas dinamikës, ministri Gashani formon komision për vlerësimin e projektit

Gratë që shteti i la ende pa drejtësi, vite pas vrasjes

Gratë që shteti i la ende pa drejtësi, vite pas vrasjes

Kosova nënshkruan memorandum me IUCN-në për mbrojtjen e natyrës

Kosova nënshkruan memorandum me IUCN-në për mbrojtjen e natyrës

Liderët evropianë mblidhen në Dublin, në fokus siguria e kontinentit dhe lufta në Ukrainë

Liderët evropianë mblidhen në Dublin, në fokus siguria e kontinentit dhe lufta në Ukrainë

​Një zyrtar i QPS-së trajton rreth 350 lëndë në vit, KOMF kërkon rritjen e buxhetit për shërbime sociale

​Një zyrtar i QPS-së trajton rreth 350 lëndë në vit, KOMF kërkon rritjen e buxhetit për shërbime sociale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën