tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Gaxherri: Presionet për t’u bërë Asociacioni kanë qenë më të mëdha në vitin 2013

tëvë1 nga tëvë1
15/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se në vitin 2013 ka pasur presion ndaj Kosovës nga ndërkombëtarët për ta bërë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Të gjithë jemi dëshmitarë që në vitin 2013-të kjo marrëveshje është bërë dhe e dimë historinë si është bërë presionet që kanë qenë atëherë ndoshta edhe më të mëdha se sot për ta bërë këtë Asociacion dhe kjo marrëveshje është ratifikuar në Kuvend është çështje e cila ka pasur procese prandaj është dashtë të fuqizohet përmes Kuvendit në atë moment që ka marrë votën në Kuvend është bërë marrëveshje ndërkombëtare. Unë shpesh dëgjoj nëpër studio televizive që thonë sidomos përkrahësit e VV-së, se kjo marrëveshje nuk është ratifikuar në Kuvendin e Serbisë shumë shpesh më vjen të qesh me këtë. Nuk është bërë dhe nuk duhet bërë sepse nuk është bërë Asociacioni për Serbinë Asociacioni është bërë për Kosovën dhe ne kemi bërë kontratë me faktorin ndërkombëtar që do t’i përmbushim të gjitha të drejtat dhe privilegjet për minoritetin serb për kapërcimin e situatës që ishim dhe jemi ende sidomos për pesë vendet mosnjohëse të Bashkësisë Evropiane dhe marrëveshja është votuar dhe është bërë obligative”, tha ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë1

Sipas Gaxherrit, ky proces është bërë me shpresën se Kosova përfundon me marrëveshjen ndërkombëtare dhe njohjen reciproke me Serbinë në mënyrë që siç tha ajo, të hapen mundësitë për anëtarësim në OKB.

“Ne nuk jemi anëtarë të Kombeve të Bashkuara. Kombet e Bashkuara atëherë e kanë bë një rezolutë dhe e kanë përcjellë këtë çështje në Bashkësinë Evropiane dhe pastaj Bashkësia Evropiane e ka marrë si ndërmejtësuese e këtij procesi dhe ne kemi marrë obligime në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe OKB-në, por jo sepse ne nuk  mundemi as me raportu e as OKB-ja nuk mundet neve me na lëshua ndonjë urdhëresë të tipit të tillë, sepse ne nuk jemi anëtare të OKB-së. Dhe pikërisht me qenë anëtarë të OKB-së është ky proces me shpresën se ne përfundojmë marrëveshjen dhe njohjen reciproke me Serbinë e pastaj janë të gjitha mundësitë e mundshme por kjo nuk ndodhi prandaj është filluar ky proces kështu na është thënë “, tha ajo.

Teksa shtoi se në vitin 2015 ish-kryeministri Isa Mustafa kishe arritur të nxjerrë një nen i cili thoshte se statute i këtij Asociacioni do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, e që sipas saj në momentin kur Seria ka nënshkruar këtë nen në atë moment de facto e ka pranuar Kosovën.

“Në vitin 2015 në marrëveshjen e parimeve siç e ka parë atëherë në atë kohë kryeministri Mustafa që ka qenë me të vërtetë marrëveshje e parimeve e vështirë për ta kuptuar që të mos ndryshohet Kushtetuta dhe me aftësitë e tij, me përkushtimin e tij ai ka arritë me nxjerr një nen atje i cili thotë statuti i këtij Asociacioni do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Dhe në atë moment kur të dy përfaqësuesit e të dy shteteve e kanë nënshkruar dhe këtë marrëveshje të parimeve Serbia de facto e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur”, shtoi ajo./teve1.info./

 

 

Të ngjashëm

LAJMET

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
LAJMET

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
Foto ilustruese
LAJMET

Kurti: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

27/05/2023
LAJMET

Shefi i EULEX-it: Zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjatë

27/05/2023
LAJMET

8-vjeçari që u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar vdekjes

27/05/2023
LAJMET

Anulohet tenderi për QKMF-në në Fushë Kosovë

27/05/2023

Ligji për skemat pensionale – duhet miratuar dhe të hyjë në fuqi deri më 15 Korrik, në të kundërtën të afektuarit mund të kërkojnë kompensim nga shteti

27/05/2023
0

Shkruan: Ardian I. Bajraktari, Avokat Ligji i ri për skemat pensionale të financuara nga shteti, nëse nuk miratohet dhe nuk...

Këto janë arsyet pse e zeza mbetet e preferuar në veshje

27/05/2023
0

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Siç tregojnë...

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti për nesër  parashihet të jetë me diell dhe vranësira të...

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
0

Të premten një grua, 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus. Ajo...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.