TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gaxherri për dorëheqjen e Avdylit: Kjo nuk mjafton

by Tëvë1
3 javë ago
4
A A
Gaxherri për dorëheqjen e Avdylit: Kjo nuk mjafton

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, ka deklaruar se vendimi i presidentes së Kosovës për shpërbërjen e Kuvendit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje është kushtetues.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Gaxherri tha se LDK e ka pritur mirë këtë vendim, edhe pse sipas saj kishte pasur dilema nëse një veprim i tillë do të ndodhte.

“Vendimi i presidentes Vjosa Osmani ka qenë kushtetues dhe ne e kemi pritur mirë, edhe pse unë personalisht kam pasur hamendje nëse mund të ndodhte një gjë e tillë. Gjatë këtij mandati kemi parë herë përplasje e herë mbështetje mes presidentes dhe kryeministrit Kurti, prandaj nuk ishte e qartë nëse presidentja do të vepronte sipas Kushtetutës apo nëse kishte diçka tjetër pas këtyre zhvillimeve”, tha Gaxherri.

Ajo shtoi se çështja ende nuk është plotësisht e qartë, pasi sipas saj vendimi është apeluar në Gjykatën Kushtetuese dhe duhet pritur vendimi i kësaj gjykate.

“Edhe pse nuk është ende gjithçka e qartë për të gjithë, duhet të presim përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimi është apeluar nga Vetëvendosje. Megjithatë, duket se vendi po shkon drejt zgjedhjeve dhe Kurti po e çon vendin për herë të pestë në zgjedhje brenda një viti”, u shpreh ajo.

E pyetur për dorëheqjen e deputetit Haxhi Avdyli nga partia Guxo, Gaxherri tha se kjo nuk mjafton dhe kritikoi ata që, sipas saj, kanë përdorur konceptin e frymës rugoviane për qëllime politike.

“Ne si LDK për vite me radhë kemi pasur presion duke u thënë se fryma rugoviane po kalon në Vetëvendosje përmes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit. Sot po shohim se kjo nuk është e vërtetë. Nëse vërtet fryma rugoviane do të ishte aty, atëherë ku janë deputetët e zgjedhur nga ajo listë që sot janë në Kuvend dhe nuk reagojnë fare?”, deklaroi Gaxherri.

Tags: Besa GaxherriditariLVVpresidentjaTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Tahiri: Marre për VV-në, s’e ndihmoi askënd nga sektori privat

Tahiri: Marre për VV-në, s’e ndihmoi askënd nga sektori privat

KOMF: Mungesa e mbështetjes institucionale rëndon familjet e fëmijëve me autizëm

KOMF: Mungesa e mbështetjes institucionale rëndon familjet e fëmijëve me autizëm

Dështon zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, shkak mungesa e kuorumit

Dështon zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, shkak mungesa e kuorumit

Haradinaj: VV-së nuk po i ngutet, sepse kryekuvendaren Haxhiu e do u.d të presidentes

Haradinaj: VV-së nuk po i ngutet, sepse kryekuvendaren Haxhiu e do u.d të presidentes

Mallorca dërgon reporter të veçantë për ta përcjellë rrugëtimin e Muriqit te Kosova

Mallorca dërgon reporter të veçantë për ta përcjellë rrugëtimin e Muriqit te Kosova

NASA nis katër astronautë në misionin e parë hënor pas gjysmë shekulli

NASA nis katër astronautë në misionin e parë hënor pas gjysmë shekulli

Tahiri: Marre për VV-në, s’e ndihmoi askënd nga sektori privat

Tahiri: Marre për VV-në, s’e ndihmoi askënd nga sektori privat

KOMF: Mungesa e mbështetjes institucionale rëndon familjet e fëmijëve me autizëm

KOMF: Mungesa e mbështetjes institucionale rëndon familjet e fëmijëve me autizëm

Dështon zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, shkak mungesa e kuorumit

Dështon zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, shkak mungesa e kuorumit

Haradinaj: VV-së nuk po i ngutet, sepse kryekuvendaren Haxhiu e do u.d të presidentes

Haradinaj: VV-së nuk po i ngutet, sepse kryekuvendaren Haxhiu e do u.d të presidentes

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet politike mbeten shqetësuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën