TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gaxherri: Kosova ka hyrë në një “qorr sokak”

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Gaxherri: Kosova ka hyrë në një “qorr sokak”

Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se Kosova është futur në një qorr sokak i cili sipas saj, është i dëmshëm për vendin dhe i papranueshëm.

Për këtë Gaxherri tha se përveç partive opozitare do të duhej të reflektonin edhe vet qytetarët e Kosovës, në mënyrë që sipas saj, t’ia bëjnë me dije kryeministrit Kurti se kjo rrugë nuk e shpie askund vendin tonë.

“Situata në Kosovë nuk është në drejtimin e duhur sepse ju e dini të gjithë, informata në Kosovë është e mbyllur hermetikisht. Zotëri Kurti nuk komunikon me askend, shpesh jam e bindur që as me vet subjektin e tij politik nuk është që ndan mendime ose merr mendime dhe kjo është suksesi dhe rezultati të cilin e pamë edhe sot në Bruksel. Kosova ka hy në një qorr sokak të vërtetë dhe që është tepër i dëmshëm për vendin, për mos me thënë që është e papranueshme dhe na mbetet që secili përveç partive opozitare që e kanë obligim pak më shumë, secili qytetarë të reflektojë dhe t’ia bëjë me dije Kurtit se kjo rrugë nuk e shpie askund Kosovën. Përkundrazi Kosova me këtë çasje që e ka kryeministri aktual është në një rrugë me të cilën është vështirë për tu kthyer pastaj aty ku e ka marrë Kurti, i cili me propagandën e tij i pat fitu duke thënë 20 vite ky vend është shkatërru. Ndërsa ne për 20 vite me mund sakrificë dhe me koordinim me faktorin ndërkombëtarë kemi mbërri deri këtu ku kemi mbërri, kemi pasë institucione demokratike, kemi pasë polici, kemi pasë ushtri, kemi pasë buxhet të konsuliduar e shumë e shumë gjëra të tjera, mos të flasë pastaj për infrastrukturë me mundim e me punë të përditshme dhe zotëri Kurti me këto gjëra të gatshme ka fillu me qeverisë dhe fatkeqësisht ne për dy vite e gjysmë të Kurtit përveç se s’kemi asnjë projekt të zhvilluar ekonomik në vend, ne në aspektin e diplomacisë apo me dialogun kemi përfitu nga sjelljet e tij sanksione”, tha Gaxherri në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Teksa sa i përket qasjes së Bashkimit Evropian në raport me Serbinë në dialog, Gaxherri tha se BE-ja gjithmonë ka pasë një qasje asimetrike por që sipas saj, partia të cilës ajo i takon (LDK), gjithmonë e ka kompensuar simetrinë e bashkësisë evropiane me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ne gjithmonë çdo problem, çdo provokim prej vitit 2008 mos të flas më herët në veri është bërë nga Serbia dhe s’kemi çka me diskutu, as me na zbulu zotëri Kurti. E dyta sjellja e Bashkësisë Ndërkombëtare gati gjithmonë ka qenë asimetrike përjashtu disa shtete aty, duke përfshirë në mënyrë të veçantë Britaninë e Madhe që fatkeqësisht tash nuk është pjesë e BE-së, por ne e kemi kompensu atë simetrinë e bashkësisë evropiane gjithmone me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi Gaxherri në Tëvë1./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vendimi për Thaçin&tjerët, Behrami: Test për drejtësinë ndërkombëtare

Vendimi për Thaçin&tjerët, Behrami: Test për drejtësinë ndërkombëtare

Manaj: Qeveria sfidon Gjykatën Supreme, rrezikohet rendi kushtetues në vend

Manaj: Qeveria sfidon Gjykatën Supreme, rrezikohet rendi kushtetues në vend

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Edhe Shkëndija e Tetovës kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Edhe Shkëndija e Tetovës kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Emisioni “Info Nata” 15.07.2025

Emisioni “Info Nata” 15.07.2025

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Reagon më në fund FC Drita, por i del në mbrojtje drejtorit që rrahu kryetarin e tifozëve

Drita skuadra e parë kosovare që siguron kualifikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X