TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gattuso sjell ndryshimin e parë te Italia pas epokës Spalletti

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Gattuso sjell ndryshimin e parë te Italia pas epokës Spalletti

Gennaro Gattuso e ka bërë menjëherë të qartë se do të ketë një qasje ndryshe në drejtimin e Kombëtares së Italisë, krahasuar me paraardhësin e tij, Luciano Spalletti. Në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i “Azzurrëve”, Gattuso ka theksuar se lojtarët e grumbulluar duhet të qëndrojnë në qendrën stërvitore të Covercianos edhe nëse kanë dëmtime të vogla.

I prezantuar zyrtarisht në një konferencë në Romë ditën e enjte, Gattuso pranoi se nuk do të ketë mundësi të bëjë “ndryshime të mëdha” në një kohë kaq të shkurtër, por vendimi i tij i parë shënon një kthesë të qartë nga mënyra e punës së Spallettit.

“Gjëja e parë që i kërkova presidentit Gravina dhe Buffonit ishte kjo: kushdo që vjen në Coverciano, qëndron aty, edhe nëse ka ndonjë problem të vogël fizik,” deklaroi Gattuso para mediave.

“Kemi gjithçka të nevojshme për t’i trajtuar lojtarët me probleme të lehta. Kjo është çështje besueshmërie. Nëse je grumbulluar, duhet të qëndrosh me grupin. Vetëm nëse nuk arrijmë t’i rikuperojmë, atëherë lojtari kthehet në klubin e tij. Ajo që ka më shumë rëndësi është që të kalojmë kohë së bashku, të ndërtojmë frymën e grupit. Kur luan 50-60 ndeshje në vit, është normale të kesh ndonjë shqetësim të vogël, por nuk mund të krijojmë precedenta të rrezikshëm.”

Ky qëndrim bie ndesh me qasjen e mëparshme të Luciano Spallettit, i cili zgjidhte të kthente në klube lojtarët që paraqiteshin me probleme fizike.

Një shembull i fundit ishte rasti i sulmuesit të Atalantas, Mateo Retegui, në muajin mars, kur Spalletti vendosi ta largojë nga grumbullimi për shkak të një problemi muskulor.

Pavarësisht ndryshimeve, Gattuso tha se kishte biseduar me paraardhësin e tij dhe se e vlerëson shumë punën e tij.

“Kam respekt të jashtëzakonshëm për Spallettin. Ai është një mendje e vërtetë futbolli dhe arrin të sjellë risi çdo vit,” përfundoi Gattuso.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Barcelona e synon talentin 20-vjeçar të Premierligës

Barcelona e synon talentin 20-vjeçar të Premierligës

Granit Xhaka rikthehet në Përfaqësuesen e Zvicrës

Granit Xhaka rikthehet në Përfaqësuesen e Zvicrës

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

Qeveria në detyrë ndan mbi 255 mijë euro për tekstet e nxënësve në Luginë, miratohen edhe tri vendime

Qeveria Kurti mblidhet të mërkurën  

“Këndi i debatit”- 27.10.2026

“Këndi i debatit”- 27.10.2026

Roli që do të kenë pjesëtarët e FSK-së gjatë misionit në Gaza

Roli që do të kenë pjesëtarët e FSK-së gjatë misionit në Gaza

Ndryshime në udhëheqjen e KFOR-it, Onur Çakıcı merr detyrën e zëvendëskomandantit

Ndryshime në udhëheqjen e KFOR-it, Onur Çakıcı merr detyrën e zëvendëskomandantit

Haxhiu takon kryetarët e komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, diskutojnë bashkëpunimin ndërkufitar

Haxhiu takon kryetarët e komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, diskutojnë bashkëpunimin ndërkufitar

​Vetëvendosje për dhënien në shfrytëzim të hapësirës së Tulltores: Rama nuk është mbi ligjet e Republikës

​Vetëvendosje për dhënien në shfrytëzim të hapësirës së Tulltores: Rama nuk është mbi ligjet e Republikës

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën