TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gashi thotë se legjislatura aktuale është qeverisja më e dobët në historinë e Kosovës

nga teve1
9 Shtator, 2024
0
A A
Gashi thotë se legjislatura aktuale është qeverisja më e dobët në historinë e Kosovës

Shefi i grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se po hyjmë në në muajt e fundit të legjislaturës së Kuvendit të Kosovës.

Sipas Gashit, kjo legjislaturë me këtë Qeveri dhe qeverisje do të mbetet si më e dobëta qeverisje në historinë e Kosovës, në shumë aspekte.

“Po hyjmë në muajt e fundit të legjislaturës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pra me përfundimin e vitit kalendarik do të përfundojë edhe legjislatura e rradhës e Kuvendit të Kosovës. Kjo legjislaturë me këtë Qeveri dhe qeverisje mund të konsiderohet si qeverisja më e dobët në historinë e Kosovës, në aspektin e vendimmarrjes, në aspektin e ndërtimit të konsensusit politik dhe në aspektin e befasimit institucional të Kosovës. Është karakterizuar fillimisht me tendencë të kapjes së institucioneve, me shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës nga ana e qeverisë dhe me tendenca të vazhdueshme për paaftësimin e vendimmarrjes së Kuvendit në aspektin e mbikëqyrjes parlamentare”, ka thënë Gashi në konferencë për media.

Më tej, Gashi, ka shtuar se si rezultat i kësaj qeverisje Kosova aktualisht është në situatë të sanksioneve ndërkombëtare dhe sipas tij me një qeveri e cila nuk e ka as kontrollin e qeverisjes.

“Pra, mund të themi se në aspektin e fushë veprimtarisëe si rezultat i dominimit të LVV-së dhe angazhimit të qeverisë së Albin Kurtit, të gjitha shtyllat e Kuvendit të Kosovës me këtë qeveri janë paaftësuar në funksionin e tyre. Pra, është për keqardhje që katër vitet e parlamentarizmit nën udhëheqjen e Vetëvendosjes, janë katër vitet më të dështuara fatkeqësisht për Kosovën dhe sot Kosova si rezultat i kësaj qeverisje gjindet në një situatë të sanksioneve ndërkombëtare dhe me një qeveri e cila nuk e ka as kontrollin e qeverisjes. Qeverisja e tyre bazohet mbi idetë e popullzimit dhe jo mbi idetë e qeverisjes efektive dhe demokratike”, ka thënë ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X