TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gashi shpreh dëshirën që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt

Në një intervistë ekskluzive për Tëvë1, kryetari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka thënë se do donte që sa më parë të shihte të konstituuar edhe Kuvendin e Kosovës. Gashi gjithashtu ka komentuar edhe largimin e kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit, nga koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa ka shtuar se ky shtet mbetet mik i fuqishëm i Kosovës

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
1 0
A A

Një vit më parë, katër parti shqiptare u bën bashkë në Maqedoninë e Veriut.

Bashkimi i tyre, themeloi koalicionin VLEN, i cili fitoi 13 mandate.

Një muaj më pas, koalicioni shqiptar, u bë partner në qeverinë e re të udhëhequr nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Por, ende pa u bërë një vit nga formimi i saj, njëra nga partitë shqiptare u largua nga koalicionin qeverisës.
Bëhet fjalë për Aleancën për Shqiptarët të Arben Taravarit.

Këtë largim të ngutshëm po e konsideron kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi.

“Unë e respektoj vendimin e çdo partie politike, ka të drejtë autonome të marrë vendime dhe ta artikuloj interesin e vet. Si politikan, mendoj që ka qenë më mirë të mbetet ai koalicion, të shkohet në zgjedhjet lokale, të vazhdohet edhe një vit apo dy vjet punë intensive. Pastaj në mandatin tjetër, nëse rezultatet nuk do të ishin të kënaqshme, mund të vendosnim ndryshe. Mendoj që kjo gjasë edhe mundësi që na e dhanë shqiptarët për ta bërë ndryshimin, duhej të shfrytëzohej maksimalisht”, ka thënë Gashi.

Në një intervistë për Tëvë1, ai ka zbuluar hapat e radhës të tri partive shqiptare të këtij koalicioni.

“Ne si tri parti, jemi duke shkuar drejt homogjenizimit dhe formimit të një partie. VLEN do të funksionojë si një subjekt politik dhe kjo do ta rritë sigurinë dhe besimin të votuesi, se ndryshimet më të mëdha do të vijnë”, ka treguar Gashi.

Themeluesi i partisë shqiptare “Alternativa” ka thënë se Maqedonia e Veriut mbetet shtet mik i Kosovës.

“Maqedonia e Veriut e ka përkrahur Kosovën në çdo iniciativë, besoj që kjo mbështetje do të vazhdojë të jetë e tillë. Siç e dini mbledhja e parë mes dy qeverive, ka ndodhur pikërisht me Kosovën. Kufiri është bërë me një pikë-ndalese. Këto nuk kanë ndodhur në 30 vitet e fundit. Maqedonia e Veriut është një mik shumë e fuqishme e Kosovës”, thotë kreu i Kuvendit të Maqedonisë Veriore.

Ndërsa ka thënë se do donte që sa më parë të shihte të konsistuar edhe institucionin legjislativ kosovar.

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, e duan të mirën e Kosovës, duan që sa më shpejt të themelohen institucionet, por normalisht, ai është vullnet i tashmë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Dëshira jonë do të ishte që të bëhen sa më shpejt”, ka thënë Gashi.

Në fund, Gashi ka mohuar zërat se koalicioni VLEN, po luan rol në votën e deputetëve të pakicave joserbe në Kosovë, për ta votuar Albulena Haxhiun për postin e kryekuvendares.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Varroset Isuf Hoxha, iu gjetën mbetjet mortore pas 27 vjetësh

Varroset Isuf Hoxha, iu gjetën mbetjet mortore pas 27 vjetësh

Deputetja shqiptare: Shteti shqiptar flet për e fqinjësi të mirë me Serbinë e në Kosovë vazhdojnë të gjenden varre masive

Deputetja shqiptare: Shteti shqiptar flet për e fqinjësi të mirë me Serbinë e në Kosovë vazhdojnë të gjenden varre masive

Prokuroria Speciale: Herët të flitet për numrin e mbetjeve mortore nga gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut

Prokuroria Speciale: Herët të flitet për numrin e mbetjeve mortore nga gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut

Pritje deri në dy orë për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë

Presidentja sllovene pëson aksident rrugor, dërgohet në spital

Presidentja sllovene pëson aksident rrugor, dërgohet në spital

Arrestohet në Shkup 22-vjeçari kosovar, ishte i kërkuar ndërkombëtarisht

Arrestohet në Shkup 22-vjeçari kosovar, ishte i kërkuar ndërkombëtarisht

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

Kurti: Trysnia e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë për hapjen e arkivave, e domosdoshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën