Ajo tha se të rinjtë do t’i vizitojnë hapësirat më të rëndësishme kulturore dhe historike në të dy vendet.
“Javën e ardhshme do të realizohet programi “OrigjinAL” që ka për qëllim të rinjtë e diasporës nga mosha 18 deri 24 të lindur apo të rritur në diasporë, të vijnë në Kosovë dhe në Shqipëri për 12 ditë të tëra e t’i vizitojnë hapësirat më të rëndësishme kulturore dhe historike në të dy vendet. Vetëm mungon një iniciativë e mirëfilltë, në mënyrë që të kemi në masë më të madhe të rinjtë e diasporës që të vijnë ta njohin më shumë vendin e tyre”, tha Gashi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Ndërkaq, e pyetur se sa shqiptarë nga vendet e huaja mund të bëhen pjesë e vizitave të tilla, Gashi tregoi se tashmë kanë përzgjedhur 40 të rinj.
Mirëpo sipas tyre, në vitin e ardhshëm ky numër mund të trefishohet.